Në bazë të nenit 38 të Ligjit për Shoqatat (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 51/09, 99/11 – ligj tjetër dhe 44/18 – ligj tjetër), Ligjit për Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 108/25), ndarja 3, kapitulli 3.13, funksioni 110, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së
Në bazë të nenit 38 të Ligjit për Shoqatat (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 51/09, 99/11 – ligj tjetër dhe 44/18 – ligj tjetër), Ligjit për Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 108/25), ndarja 3, kapitulli 3.13, funksioni 110, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 481 – Donacione për organizatat joqeveritare, Rregullores për mjetet për nxitjen e programeve ose pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik që realizohen nga shoqatat (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 16/18) dhe Vendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 numër 45-00-00001/2026-01., Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më datë 27.04.2026., shpall:
K O N K U R S P U B L I K
për ndarjen e mjeteve për nxitjen e programeve ose pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik që realizohen nga shoqatat me qëllim ofrimin e ndihmës për popullatën në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në vitin 2026
Konkursi publik shpallet për ndarjen e mjeteve financiare për nxitjen e programeve dhe projekteve të shoqatave të regjistruara në territorin e Republikës së Serbisë, të cilat paraqesin propozime projektesh në Shërbimin e Trupit Koordinues.
Shërbimi i Trupit Koordinues do të ndajë mjete për projektet në vijim:
1. Projekte në fushën e kulturës që forcojnë interkulturalizmin dhe dialogun ndërkulturor,
2. Projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës kulturore të grupeve veçanërisht të ndjeshme (gra, fëmijë dhe të rinj, persona të moshuar, persona me aftësi të kufizuara…),
3. Projekte dhe programe që nxisin arsimin joformal të popullatës përmes edukimit, dhe që kontribuojnë në përmirësimin dhe afirmimin e mësimit të gjuhës amtare dhe të lëndës gjuha serbe si gjuhë joamtare.
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë të gjitha shoqatat që janë të regjistruara në përputhje me Ligjin mbi Shoqatat (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 51/09, 99/11 – ligj tjetër dhe 44/18 – ligj tjetër), të cilat ekzistojnë dhe veprojnë së paku 2 vite para datës së shpalljes së këtij konkursi publik, të cilat janë të regjistruara në regjistrin e organit kompetent, që realizojnë qëllimet e tyre statutore në njërën nga fushat në të cilat realizohen programet dhe projektet me qëllimet e përcaktuara në këtë konkurs dhe që paraqesin propozim-projekt në Shërbimin e Trupit Koordinues në bazë të këtij konkursi dhe formularit të përcaktuar për hartimin e propozim-projektit, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara për aplikuesit. Në përputhje me Rregulloren për mjetet për nxitjen e programeve ose pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik që realizohen nga shoqatat (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 16/18), për zbatimin e këtij procesi do të formohet Komisioni i Konkursit me vendim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Mjetet për programet dhe projektet sipas këtij programi, të cilat realizohen nga Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues), janë të parapara me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 108/25), ndarja 3, kapitulli 3.13, funksioni 110, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 481 – Donacione për organizatat joqeveritare.
Në kuadër të konkursit do të shpërndahen gjithsej 3.000.000,00 dinarë.
Vlera minimale e mjeteve të miratuara për një program/projekt të veçantë nuk mund të jetë më e vogël se 200.000,00 dinarë, ndërsa vlera maksimale e mjeteve të miratuara për një program/projekt të veçantë nuk mund të jetë më e madhe se 500.000,00 dinarë.
Kriteret për vlerësimin e propozim-projekteve:
1. Qëllimi i përshkruar qartë dhe kushtet paraprake për realizimin e projektit – 0 – 15 pikë
2. Përputhshmëria e propozim-projektit me qëllimet e konkursit – 0 – 15 pikë
3. Aktivitetet e projektit të përshkruara qartë – 0 – 10 pikë
4. Propozim-projekti i hartuar qartë – 0 – 10 pikë
5. Rreziqet e mundshme të përshkruara qartë dhe masat për tejkalimin e tyre – 0 – 10 pikë
6. Grupet e synuara të përshkruara qartë – 0 – 5 pikë
7. Rezultatet e projektit të përshkruara qartë, konkrete dhe të matshme – 0 – 10 pikë
8. Numri i pjesëmarrësve – 0 – 10 pikë
9. Buxheti i hartuar qartë në përputhje me aktivitetet e projektit – 0 – 5 pikë
10. Kapacitetet (teknike dhe njerëzore) të aplikuesit për realizimin e aktiviteteve të projektit – 0 – 10 pikë
Secilit propozim-projekt, Komisioni për vlerësimin e propozim-projekteve do t’i ndajë një numër të caktuar pikësh nga gjithsej 100, në bazë të të cilave do të hartohet lista e renditjes së projekteve.
Aplikuesve nuk do t’u ndahen mjete nëse:
1. llogaria e aplikuesit është e bllokuar;
2. janë në procedurë falimentimi ose likuidimi;
3. kanë dorëzuar propozim-projektin dhe dokumentacionin shoqërues pas afatit të përcaktuar në konkurs (aplikim i vonuar);
4. kanë dorëzuar propozim-projektin në formular të gabuar;
5. kanë dorëzuar formular të plotësuar me dorë;
6. kanë dorëzuar propozim-projekt të panënshkruar dhe pa vulë;
7. nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e përcaktuar në tekstin e konkursit dhe në udhëzime (aplikim i paplotë);
8. nuk janë të regjistruar në regjistrin e organit kompetent;
9. kanë dërguar propozim-projekt që tematikisht nuk përputhet me kushtet e konkursit;
10. gjatë realizimit të ndonjë prej projekteve të mëparshme është konstatuar se ka skaduar afati për realizimin e projektit dhe nuk kanë dorëzuar raportet për realizimin e projektit (nëse bëhet fjalë për projekt të financuar nga Shërbimi i Trupit Koordinues).
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet gjatë aplikimit në konkurs përbëhet nga:
(a) Dokumentacioni bazë:
• Vërtetim nga Agjencia për Regjistrat e Bizneseve ose gjykata kompetente se ndaj tyre nuk është iniciuar procedurë falimentimi ose likuidimi, origjinal dhe i lëshuar pas shpalljes së konkursit;
• Formulari i propozim-projektit i plotësuar në mënyrë të rregullt, i nënshkruar dhe i vulosur nga personi i autorizuar (nuk lejohet të jetë i plotësuar me dorë) – 1 ekzemplar;
• Formulari i buxhetit të projektit i plotësuar në mënyrë të rregullt, i nënshkruar dhe i vulosur nga personi i autorizuar (nuk lejohet të jetë i plotësuar me dorë) – 1 ekzemplar;
• Akti themelues (vendime, kontrata etj.) dhe Statuti i aplikuesit – origjinal ose kopje e noterizuar;
• Akti themelues dhe statuti i çdo partneri në projekt (nëse ekziston) – origjinal ose kopje e noterizuar;
•Biografitë e ekipit të propozuar të projektit;
• Deklarata e aplikuesit se mjetet e ndara do të përdoren në mënyrë të dedikuar – e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar (deklarata e skanuar ose e kopjuar nuk do të pranohet), e cila është pjesë përbërëse e Formularit të propozim-projektit;
• Deklarata e çdo partneri në projekt (nëse ekziston partner), e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar (deklarata e skanuar ose e kopjuar nuk do të pranohet), e cila është pjesë përbërëse e Formularit të propozim-projektit;
• Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet bartësit të projektit dhe partnerit (nëse ekziston partner në projekt), i nënshkruar dhe i vulosur nga personat e autorizuar.
(b) Dokumentacioni shoqërues:
• Deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit – e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar (deklarata e skanuar ose e kopjuar nuk do të pranohet);
• Deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit nga çdo organizatë partnere (nëse ekziston partneritet) – e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar (deklarata e skanuar ose e kopjuar nuk do të pranohet);
• Deklaratë se mjetet për realizimin e programit të miratuar nuk janë siguruar në ndonjë mënyrë tjetër – e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar (deklarata e skanuar ose e kopjuar nuk do të pranohet);
• Akt i brendshëm i nënshkruar dhe i vulosur për politikën kundër korrupsionit – Kodi etik.
Aplikimi duhet të përmbajë dokumentacionin bazë dhe dokumentacionin shoqërues të detyrueshëm.
Aplikimi në të cilin mungon dokumentacioni bazë do të konsiderohet i paplotë dhe do të refuzohet para fazës së vlerësimit me pikë të aplikimeve. Nëse aplikuesi nuk dorëzon dokumentacionin shoqërues, do të ftohet ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.
Aplikuesit i plotësojnë propozim-projektet në gjuhën serbe. Aplikimet në të cilat formularët janë plotësuar me dorë nuk do të shqyrtohen. Nuk do të shqyrtohen as propozim-projektet e shkruara në formular të gabuar.
Aplikuesit mund ta realizojnë projektin me organizata partnere, për çka janë të detyruar të dorëzojnë deklaratë të nënshkruar dhe të vulosur, siç është paraparë në tekstin e konkursit. Partnerët e aplikuesit mund të marrin pjesë në hartimin dhe realizimin e projektit, si dhe në shpenzimet e realizimit të projektit. Aplikuesi dhe partneri në projekt lidhin memorandum bashkëpunimi, të cilin e dorëzojnë në Shërbimin e Trupit Koordinues së bashku me dokumentacionin tjetër të konkursit. Aplikuesi është organizata udhëheqëse që, në rast të përzgjedhjes së projektit, nënshkruan kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues.
Mjetet financiare nuk do të ndahen për:
1. Sponsorizime për pjesëmarrje në takime në vend dhe jashtë vendit;
2. Bursa për studime ose trajnime;
3. Financim retroaktiv të projekteve, realizimi i të cilave është në vijim ose ka përfunduar;
4. Projekte të institucioneve dhe organizatave që nuk janë të regjistruara si Shoqatë;
5. Projekte që sjellin fitim;
6. Projekte që me përmbajtjen e tyre nxisin dhunë;
7. Projekte me përmbajtje fetare;
8. Projekte të organizatave sportive dhe klubeve të shahut;
9. Zgjedhje për miss, sfilata mode dhe aktivitete të ngjashme.
Afati për realizimin e aktiviteteve të projektit është maksimumi 3 muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës për ndarjen e mjeteve për realizimin e projektit.
Gjatë realizimit të aktiviteteve të projektit, si të pranueshme konsiderohen këto shpenzime:
• Të jenë të domosdoshme për realizimin e projektit;
• Të jenë shpenzime reale të aplikuesit, përkatësisht të organizatës partnere gjatë realizimit të projektit, të verifikueshme dhe të dokumentuara me dokumentacion origjinal;
• Të jenë të orientuara drejt honorareve të personave të angazhuar në realizimin e projektit;
• Të jenë të orientuara drejt realizimit të aktiviteteve të parashikuara me propozim-projektin;
• Shpenzimet duhet të evidentohen në fatura të lëshuara në emër të përfituesit të mjeteve dhe të parashikuara në buxhetin e projektit.
Shënim i rëndësishëm: gjatë përgatitjes së propozim-buxhetit të projektit, organizata është e detyruar të përfshijë shpenzimet e auditimit të detyrueshëm të projektit (maksimumi deri në 5% të buxhetit të përgjithshëm të projektit). Nëse projekti i propozuar miratohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues, përfituesi i mjeteve është i detyruar të lidhë kontratë me një auditor të autorizuar (i regjistruar në regjistrin e Dhomës së Auditorëve të Autorizuar www.kor.rs/registri.asp) dhe një ekzemplar të asaj kontrate (të nënshkruar dhe të vulosur) ta dorëzojë në Shërbimin e Trupit Koordinues.
Shpenzimet që nuk janë të pranueshme në përputhje me këtë konkurs janë:
• shpenzimet e pagave të punonjësve të përhershëm;
• mbulimi i humbjeve ose borxheve;
• interesat pasive të arritura;
• blerja e tokës ose ndërtesave;
• pagesa e të njëjtëve persona mbi baza të ndryshme në kuadër të realizimit të një projekti;
• dietat (sipas nevojës të përfshihen në kompensimet e parashikuara për kryerjen e punës së parashikuar);
• sponsorizime individuale për pjesëmarrje në punëtori, seminare, konferenca, kongrese;
• bursa individuale për studime ose kurse;
• anëtarësimet;
• blerja e pajisjeve muzikore, kompjuterike dhe pajisjeve të tjera (kompjuterë, aparate fotografike, printerë, pajisje të vogla elektrike, tastiera, memorie etj.);
• blerja e pijeve alkoolike dhe energjike, produkteve të duhanit dhe substancave të tjera psikoaktive;
• marrja me qira e numrave telefonikë dhe pajisjeve nga persona të tjerë;
• mjete kimike dhe inventar për mirëmbajtjen e higjienës, përveç nëse janë në lidhje të drejtpërdrejtë me qëllimet e programit ose projektit;
• shpenzime që nuk janë në lidhje të drejtpërdrejtë me qëllimet e programit ose projektit;
• artikuj që tashmë financohen nga burime të tjera.
Programet dhe projektet duhet të realizohen në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Konkursi është publik dhe do të shpallet në faqen zyrtare të Shërbimit të Trupit Koordinues www.kt.gov.rs dhe në portalin eUprava të Republikës së Serbisë, së bashku me dokumentacionin e konkursit.
Aplikim i paraqitur në kohë konsiderohet aplikimi i dorëzuar personalisht ose i dërguar me postë të regjistruar dhe i dorëzuar në postë më së voni deri në afatin e përcaktuar (vula e postës), pavarësisht nga data e arritjes, ose i dorëzuar në shkrestoren e Shërbimit të Trupit Koordinues në Beograd deri në skadimin e afatit të përmendur.
Komisioni i Konkursit do të përcaktojë Listën e vlerësimit, në përputhje me të cilën do të hartojë listën paraprake të renditjes së projekteve të paraqitura, në një afat që nuk mund të jetë më i gjatë se 60 ditë nga dita e skadimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve. Aplikuesit kanë të drejtë të kenë qasje në aplikimet e dorëzuara dhe dokumentacionin e bashkëngjitur brenda 3 ditëve pune nga dita e publikimit të listës. Të gjithë aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë ndaj listës paraprake të renditjes brenda 8 ditëve nga dita e publikimit të saj, në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
Ankesa dorëzohet në Shërbimin e Trupit Koordinues, në të njëjtën mënyrë si gjatë dorëzimit të aplikimit, dhe për të vendos ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues. Vendimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit për ankesat e paraqitura është përfundimtar në procedurën administrative.
Pas shqyrtimit të të gjitha ankesave, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e projekteve që do të financohen nga mjetet e përcaktuara, brenda 30 ditëve nga dita e skadimit të afatit për paraqitjen e ankesave. Rezultati i konkursit publik do të publikohet në faqen zyrtare të Shërbimit të Trupit Koordinues www.kt.gov.rs dhe në portalin eUprava të Republikës së Serbisë.
Të gjithë aplikuesit e propozim-projekteve të cilëve u miratohet përdorimi i mjeteve, pas propozimit të komisionit dhe vendimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit për ndarjen e mjeteve, do të jenë të detyruar të nënshkruajnë kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues, me të cilën do të përcaktohen saktësisht të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve kontraktuese, mënyra e realizimit të projektit dhe mënyra e raportimit për shpenzimin e mjeteve.
Aplikimi në konkursin publik dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe të vulosur, me shënimin:
ZA JAVNI KONKURS ZA DODELU SREDSTAVA ZA PODSTICANJE PROGRAMA ILI NEDOSTAJUĆEG DELA SREDSTAVA ZA FINANSIRANJE PROGRAMA OD JAVNOG INTERESA KOJA REALIZUJU UDRUŽENJA – NE OTVARATI PRE ISTEKA ROKA ZA KONKURISANJE.
Aplikimet me dokumentacionin shoqërues për konkursin publik dorëzohen personalisht ose me postë të regjistruar në adresën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Beograd: Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, adresa Bulevardi Mihajlo Pupin 2, 11000 Beograd, më së voni deri më 15 maj 2026.
Në anën e pasme të zarfit është e detyrueshme të shkruhet emri i aplikuesit, adresa e aplikuesit dhe emri i projektit.
Aplikimet e dërguara me faks, të skanuara ose me postë elektronike nuk do të shqyrtohen. Aplikimet e vonuara dhe të paplota do të refuzohen.
Për çdo pyetje shtesë, të interesuarit mund të drejtohen përmes postës elektronike në adresat: office@kt.gov.rs, office.presevo@kt.gov.rs, office.bujanovac@kt.gov.rs.
DOKUMENTET PËR SHKARKIM:
– Teksti i konkursit – PDF
– Formulari për shënimin e propozim projekteve – word
– Formulari për buxhetin e projektit – Tabela në Excel
– Raporti Financiar Përfundimtar– Tabela në Excel
– Formulari i raportimit final të projektit – word
– Raporti mbi mosegzistimin e konflikt interesit – formulari – word
– Deklarata që mjetet nuk janë siguruar në tjetër mënyrë – formulari – word
– Revisioni i projektit – shembulli – word
– Kodi i Etikës – shembull – word















