27.11.2026.

MITROVIQ NË KONFERENCËN E 28-TË KOMBËTARE DHE TË 14-TË NDËRKOMBËTARE SHKENCORE DHE PROFESIONALE MBI SISTEMIN E CILËSISË

  • In Lajme
  • 26. November 2026.
  • 13 Views
MITROVIQ NË KONFERENCËN E 28-TË KOMBËTARE DHE TË 14-TË NDËRKOMBËTARE SHKENCORE DHE PROFESIONALE MBI SISTEMIN E CILËSISË

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, mori pjesë në hapjen solemne të konferencës së 28-të kombëtare dhe të 14-të ndërkombëtare shkencore dhe profesionale me temë „Sistemi i cilësisë – kusht për afarizëm të suksesshëm dhe konkurrueshmëri“, organizuar nga Asociacioni për Cilësi dhe Standardizim i Serbisë.

Në fjalën e tij, Mitroviq theksoi se Shërbimi i Trupit Koordinues, që nga viti 2012, në përputhje me Programin e masave të miratuar çdo vit nga Qeveria e Republikës së Serbisë, zbaton programin e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për subjektet mikro dhe të vogla ekonomike, si dhe për sipërmarrësit në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai theksoi se që nga fillimi i zbatimit të programit e deri më sot, subjekteve ekonomike u janë ndarë mbi 500 milionë dinarë në formë të mjeteve të pakthyeshme, si dhe se falë kësaj forme të mbështetjes janë hapur më shumë se 350 vende të reja pune. Ai nënvizoi se këto rezultate përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale, fuqizimin e sipërmarrësisë dhe rritjen e punësimit në të tri komunat.

Mitroviq theksoi veçanërisht rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar me prof. dr. Zoran Punoshevcin, kryetar i Asociacionit për Cilësi dhe Standardizim të Serbisë, me të cilin Shërbimi i Trupit Koordinues gjatë viteve të kaluara ka realizuar më shumë se 500 kontrolle të subjekteve ekonomike që kanë përfituar të drejtën për subvencione.

Ai theksoi se mbikëqyrja profesionale dhe kontrolli i realizimit të projekteve të subvencionuara kanë rëndësi të jashtëzakonshme për monitorimin e shfrytëzimit të mjeteve sipas destinimit të miratuar, transparencën e procedurës dhe arritjen e rezultateve të planifikuara të programit.

**Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues**

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit