09.11.2026.

Arsimi i mesëm

Nxënësve të shkollave të mesme Shërbimi i Trupit Koordinues që nga viti 2009 u ndan bursa në shumë prej 6.000,00 dinarësh në muaj. Bursat paguhen gjatë gjithë vitit shkollor, nga shtatori deri në qershor. Që nga viti 2009 janë ndarë 1.205 bursa. Komisionin për përzgjedhjen e bursistëve e përbëjnë përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues dhe të vetëqeverisjeve lokale.

Që nga themelimi i tij, Shërbimi i Trupit Koordinues ka investuar në objektet shkollore. Kemi marrë pjesë në ndërtimin e shkollës së mesme „Sezai Surroi“ (Bujanoc) dhe të shkollave fillore në bashkësinë lokale Muhoc (Bujanoc), në fshatin Zhunicë (Preshevë) dhe „Ibrahim Kelmendi“ (Bujanoc), së cilës iu dhuruan mjete edhe për pajisjen me kuzhinë për nxënësit. Është investuar në ndërtimin e sallave të edukatës fizike në gjimnazin e Preshevës dhe në shkollën „Ibrahim Kelmendi“. Janë mbështetur mbindërtimet dhe rindërtimet e objekteve ekzistuese shkollore, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve dhe rregullimi i oborreve të shkollave në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.