Shërbimi i Trupit Koordinues në vitin 2012 mori një donacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për organizimin e Shkollës së gjuhës serbe falas, shtatëmujore, për të rinjtë e moshës 15 – 30 vjeç. Shkollën e përfunduan 250 kursantë nga Bujanoci dhe Presheva.
Edhe në vitin 2013 Shërbimi i Trupit Koordinues organizon Shkollën e gjuhës serbe, ndërsa numri i kandidatëve të paraqitur është 260, që është një numër shumë më i madh se sa pritej.
Në të dy ciklet, me konkurs janë përzgjedhur shkolla gjuhësh, profesoreshat e të cilave, në bashkëpunim me asistentë nga komuniteti shqiptar, i ndihmojnë të rinjtë nga dy komunat që sa më shpejt dhe në mënyrën sa më interesante ta mësojnë dhe ta përsosin gjuhën. Për të gjithë kursantët janë siguruar tekste falas të Institutit për Gjuhë të Huaja nga Beogradi.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës serbe, e cila është parakusht i domosdoshëm për nxitjen e vazhdimit të shkollimit në Republikën e Serbisë, punësimin dhe integrimin e shqiptarëve.
Studimin mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mund ta shkarkoni këtu
