09.11.2026.

eShërbimi

INFORMACIONE PËR PARAQITJEN E KËRKESËS PËR QASJE NË INFORMACIONE

Informacionet që gjenden në dokumentet që i disponon Shërbimi i Trupit Koordinues do t’u jenë në dispozicion kërkuesve të informacioneve, përkatësisht do të mundësohet shikimi i këtyre dokumenteve ose do të lëshohet kopja e tyre në përputhje me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në informacione me rëndësi publike, përveç kur sipas këtij ligji janë plotësuar kushtet për përjashtimin ose kufizimin e së drejtës për qasje të lirë në informacione me rëndësi publike.

Procedura për qasje në informacione me rëndësi publike zhvillohet në përputhje me Ligjin për qasje të lirë në informacione me rëndësi publike, në bazë të kërkesës gojore ose me shkrim për realizimin e së drejtës për qasje në informacione me rëndësi publike.

Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e organit të pushtetit, emrin, mbiemrin dhe adresën e kërkuesit, përshkrimin sa më të saktë të informacionit që kërkohet, si dhe të dhëna të tjera që e lehtësojnë gjetjen e informacionit të kërkuar.

Shërbimi i Trupit Koordinues pa vonesë, e më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, e njofton kërkuesin për posedimin e informacionit, e vë në shikim dokumentin që përmban informacionin e kërkuar, përkatësisht e lëshon ose e dërgon kopjen e atij dokumenti. Me njoftimin se do t’ia vërë kërkuesit në shikim dokumentin që përmban informacionin e kërkuar, përkatësisht se do t’i lëshojë kopjen e atij dokumenti, i komunikon kërkuesit kohën, vendin dhe mënyrën në të cilën informacioni do t’i vihet në shikim, shumën e shpenzimeve të domosdoshme për përgatitjen e kopjes së dokumentit, ndërsa në rast se nuk disponon mjete teknike për përgatitjen e kopjes, do ta njoftojë kërkuesin me mundësinë që me përdorimin e pajisjeve të veta ta përgatisë kopjen.

Shikimi i dokumentit që përmban informacionin e kërkuar, i cili është falas, kryhet në ambientet zyrtare të Shërbimit të Trupit Koordinues. Kërkuesi, për arsye të justifikuara, mund të kërkojë që shikimin e dokumentit që përmban informacionin e kërkuar ta kryejë në një kohë tjetër nga koha që i është caktuar nga organi prej të cilit është kërkuar informacioni.

Kopja e dokumentit që përmban informacionin e kërkuar lëshohet me detyrimin e kërkuesit që të paguajë kompensimin e shpenzimeve të domosdoshme për përgatitjen e kësaj kopjeje, në përputhje me listën e shpenzimeve që e përcakton Qeveria. Nga detyrimi i pagesës së kompensimit janë të liruar gazetarët kur kopjen e dokumentit e kërkojnë për ushtrimin e profesionit të tyre, dhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kur kopjen e dokumentit e kërkojnë për realizimin e qëllimeve të shoqatës, përveç në rastet e përcaktuara me nenin 10 paragrafi 1 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me rëndësi publike.

Nëse organi i pushtetit refuzon që tërësisht ose pjesërisht ta njoftojë kërkuesin për posedimin e informacionit, t’ia vërë në shikim dokumentin që përmban informacionin e kërkuar, t’ia lëshojë, përkatësisht t’ia dërgojë kopjen e atij dokumenti, është i detyruar të nxjerrë aktvendim për refuzimin e kërkesës dhe ta arsyetojë me shkrim këtë aktvendim, si dhe ta udhëzojë kërkuesin për mjetet juridike që mund t’i paraqesë kundër një aktvendimi të tillë.

Kërkesat për realizimin e së drejtës për qasje në informacione me rëndësi publike mund t’i dërgohen Shërbimit të Trupit Koordinues përmes shërbimit postar ose të dorëzohen drejtpërdrejt në arkivë. Selia e Shërbimit të Trupit Koordinues është në Beograd, Novi Beograd, Palata Srbija, Bulevar Mihaila Pupina nr. 2.

Orari i punës i Shërbimit të Trupit Koordinues është nga ora 8:30 deri në 16:30.

Këtu mund t’i shkarkoni formularët:

KËRKESË PËR INFORMACIONE ME RËNDËSI PUBLIKE

SHEMBULL I ANKESËS KUR NUK ËSHTË VENDOSUR SIPAS KËRKESËS

SHEMBULL I ANKESËS KUNDËR AKTVENDIMIT PËR REFUZIMIN E QASJES NË INFORMACION

SHEMBULL I NJOFTIMIT PËR SIGURIMIN E QASJES NË INFORMACIONE