Mbështetja e iniciativave të shoqatave është një nga prioritetet e Trupit Koordinues. Ndër të parët kemi njohur domosdoshmërinë e krijimit të partneriteteve me shoqatat. Dihet se shoqatat, përmes projekteve dhe aktiviteteve të tyre, japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe vendosjen e vlerave demokratike, si dhe kanë mundësinë të arrijnë të gjitha shtresat e popullsisë. Për këtë arsye, në partneritet me vetëqeverisjet lokale, kemi shpallur konkurse për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e programeve ose të pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik, të cilat realizohen nga shoqatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Konkurset janë shpallur në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për miratimin e Programit për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e programeve ose të pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik, të cilat realizohen nga shoqatat në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Të gjitha mjetet për programet dhe projektet në kuadër të këtij Programi janë siguruar me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Serbisë. Procedura e ndarjes së mjeteve është zbatuar nga një komision i formuar me vendim të drejtorit, ndërsa vendimin për shumën dhe ndarjen e mjeteve e merr drejtori, me propozim të komisionit. Në punën e komisionit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Të gjitha shoqatat të cilave u është miratuar shfrytëzimi i mjeteve, pas propozimit të komisionit të konkursit dhe vendimit të drejtorit për ndarjen e mjeteve, kanë qenë të obliguara të nënshkruajnë kontratë me Shërbimin e Trupit Koordinues, me të cilën janë përcaktuar në mënyrë të saktë të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese, mënyra e realizimit të programit dhe mënyra e raportimit për shpenzimin e mjeteve. Me kontratën për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme është paraparë detyrimi i përfituesit të mjeteve që t’i kthejë mjetet e ndara në Buxhetin e Republikës së Serbisë, në rast të përdorimit të tyre për qëllime të papërcaktuara.
DOKUMENTET PËR SHKARKIM:
• Formulari për hartimin e propozim-projektit
• Formulari për buxhetin e projektit
• Raporti përfundimtar financiar
• Formulari i raportit përfundimtar të projektit
• Deklarata për mosekzistimin e konfliktit të interesit të përfituesit
• Deklarata se mjetet nuk janë siguruar në ndonjë mënyrë tjetër
• Auditimi i projektit – shembull
LISTAT RENDITËSE TË PROJEKTEVE:
