Realizimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencione është me interes strategjik për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezultat i konkurseve të zbatuara është rritja e numrit të të punësuarve, fuqizimi i shoqërive të vogla dhe të mesme tregtare, sipërmarrësve dhe kooperativave bujqësore për lidhje më efikase në tregun lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, avancimi i prodhimit me qëllim të rritjes ekonomike, avancimi i konkurrueshmërisë në tregjet vendore dhe të huaja dhe avancimi i prodhimit të destinuar për eksport ose për zëvendësimin e importit.
Sa i përket mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësit dhe kooperativat, Shërbimi i Trupit Koordinues, në bashkëpunim me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe me Odën Ekonomike të Serbisë, në vitin 2012 ka hartuar programin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për bizneset në këto tri komuna. Qëllimi i këtij programi është mbështetja e zhvillimit të potencialeve ekonomike të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe rritja e prodhimit të shoqërive të vogla dhe të mesme tregtare, sipërmarrësve dhe kooperativave bujqësore. Mjetet janë të destinuara për shoqëritë e vogla dhe të mesme tregtare, sipërmarrësit dhe kooperativat bujqësore që kanë selinë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në bazë të programit, Shërbimi i Trupit Koordinues në nëntor të vitit 2012 shpalli konkursin për ndarjen e subvencioneve, për shumën e mjeteve prej 40 milionë dinarësh për të tri komunat. Konkursin e zbatoi komisioni në punën e të cilit morën pjesë përfaqësues të Shërbimit të Trupit Koordinues, përfaqësues të komunave dhe një ekspert i pavarur i profesionit ekonomik. Nga 40 biznesmenë që konkurruan, 15 biznesmenë fituan mjete, si vijon: 7 nga komuna e Bujanocit, 5 nga komuna e Preshevës dhe 3 nga komuna e Medvegjës.
Në vitin 2013, Shërbimi i Trupit Koordinues sërish shpalli konkurs për ndarjen e subvencioneve në shumë prej 60 milionë dinarësh. Pas konkurseve të zbatuara, gjithsej 22 biznesmenë fituan mjete, si vijon: 10 nga komuna e Bujanocit, 8 nga komuna e Preshevës dhe 4 nga komuna e Medvegjës.
Në buxhetin e Shërbimit të Trupit Koordinues për vitin 2014, për këtë qëllim janë ndarë mjete prej 60 milionë dinarësh.
LISTA E RENDITJES SË BIZNESMENËVE TË CILËVE U JANË MIRATUAR MJETE NË VITIN 2016
LISTA PËRFUNDIMTARE E RENDITJES SË BIZNESMENËVE QË KANË MARRË SUBVENCIONE NË VITIN 2014
LISTA E FIRMAVE QË KANË FITUAR MJETE NË KONKURSIN PËR MEDVEGJËN NË GUSHT/SHTATOR TË VITIT 2013
Shkarkoni dokumentin
LISTA E RENDITJES SË BIZNESMENËVE TË CILËVE U JANË NDARË MJETE NË KONKURSIN PËR NDARJEN E MJETEVE PËR SUBVENCIONE PËR SUBJEKTET EKONOMIKE NË PRONËSI PRIVATE NË VITIN 2013.
Shkarkoni dokumentin
LISTA E RENDITJES SË APLIKIMEVE NË KONKURSIN PËR NDARJEN E MJETEVE PËR SUBVENCIONE PËR NDËRMARRJET PRIVATE NË VITIN 2012 NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË – 15.11.2012.
Shkarkoni dokumentin
