30.09.2026.

NENAD MITROVIĆ MORI PJESË NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE TË PROGRAMIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE TË MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI

  • In Lajme
  • 29. September 2026.
  • 10 Views
NENAD MITROVIĆ MORI PJESË NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE TË PROGRAMIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE TË MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e Programit të Praktikës Profesionale, i cili u realizua në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Misionit të OSBE-së në Serbi, me pjesëmarrjen e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, përfaqësuesve të Kuvendit Popullor, Komisioneres për Barazi Gjinore, Zyrës për Prokurime Publike dhe Ministrisë së Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, mentorëve dhe pjesëmarrësve të programit, si dhe përfaqësuesve të ambasadave të Norvegjisë, Gjermanisë dhe Turqisë.

Gjatë ceremonisë, pjesëmarrësit prezantuan përvojat e fituara gjatë programit njëvjeçar, duke theksuar rëndësinë e punës praktike, avancimit profesional dhe njohjes së drejtpërdrejtë me punën e institucioneve.

Programi i praktikës profesionale përfaqëson një formë të rëndësishme mbështetjeje për zhvillimin profesional të të rinjve dhe përfshirjen e tyre në mjedisin institucional, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë që përmes punës praktike të avancojnë njohuritë e tyre dhe të fitojnë përvojë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm profesional.

Shërbimi i Trupit Koordinues është specifik për faktin se u ofron të rinjve një mundësi unike për të fituar njohuri dhe përvojë jo vetëm mbi funksionimin e vetëqeverisjeve lokale, por edhe mbi punën e organeve qendrore të pushtetit dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Pikërisht kjo lidhje ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror të qeverisjes u mundëson të rinjve të kuptojnë më mirë proceset me rëndësi për zhvillimin e mjediseve të tyre lokale dhe të zbatojnë në të ardhmen njohuritë e fituara në komunitetet e tyre.

Në ceremoninë përmbyllëse u diskutua gjithashtu për rezultatet e deritanishme të zbatimit të programit, si dhe për mundësitë e vazhdimit të tij dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve pritëse dhe Misionit të OSBE-së në Serbi.

Në ceremoni, përveç Nenad Mitrovićit, morën pjesë edhe mentorët, ushtruesja e detyrës së zëvendësdrejtoreshës Jelena Čolić dhe këshilltari në Shërbimin e Trupit Koordinues, Goran Gavrilović.

**Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues**

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit