03.09.2026.

U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, zhvilloi bisedë me Shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Marsel Peshko

  • In Lajme
  • 3. September 2026.
  • 3 Views
U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, zhvilloi bisedë me Shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Marsel Peshko

U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komaunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq, u takua sot me Shefin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Serbisë, Marsel Peshko.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale me rëndësi për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për mundësitë e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Trupit Koordinues dhe Misionit të OSBE-së në Republikën e Serbisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua fushatës informuese për pasivizimin e adresave, të cilën Shërbimi i Trupit Koordinues po e zbaton në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në kuadër të Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare për periudhën 2026–2029, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë në maj të vitit 2026.

U diskutua për rëndësinë e informimit në kohë dhe objektiv të qytetarëve lidhur me procedurën e pasivizimit të adresave, të drejtat e tyre dhe mundësitë për realizimin e këtyre të drejtave, si dhe për rëndësinë e qasjes në informacione në nivel lokal.

Mitroviq prezantoi edhe aktivitetet e tjera që Shërbimi i Trupit Koordinues zbaton me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe mbështetjes së zhvillimit të komuniteteve lokale në këto komuna, me theks të veçantë në fushat e arsimit, infrastrukturës, fuqizimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit institucional.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e dialogut të hapur dhe konstruktiv dhe të koordinimit të aktiviteteve, me qëllim që nevojave të qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Trupit Koordinues dhe Misionit të OSBE-së në Serbi, veçanërisht në fushat që kontribuojnë në forcimin e besimit, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të komuniteteve lokale.

Në takim morën pjesë edhe u.d. zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, Jelena Çoliq, dhe këshilltarja e lartë për çështjet e pakicave kombëtare nga Departamenti për Demokratizim i Misionit të OSBE-së në Serbi, Nino Gogoladze.

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit