09.11.2026.

Komuna e Bujanocit

Komuna e Bujanocit është njësi territoriale e themeluar në vitin 1913, në të cilën qytetarët e realizojnë të drejtën në vetëqeverisje lokale. Gjendet në Rrethin e Pçinjës në jug të Serbisë, bën pjesë në radhën e vendeve me popullsi të dendur në vendin tonë dhe shtrihet në një territor prej 461 km².

Bujanoci është komunë multietnike në të cilën jetojnë së bashku qytetarë nga komuniteti shqiptar, serb dhe rom.

Bujanoci është komunë që mund të krenohet me një traditë të pasur kulturore, ku para së gjithash mendohet në larminë e folklorit dhe të veshjeve popullore, të cilat në këtë vend kultivohen me krenari. Qendra e argëtimit dhe e afirmimit të ngjarjeve kulturore është shtëpia e kulturës „Vuk Karaxhiq”. Një nga manifestimet më të rëndësishme është „Vera kulturore”, e cila organizohet gjatë korrikut. Karakteristikat kryesore të këtij manifestimi janë organizimi i koncerteve të muzikës popullore në gjuhën serbe, shqipe dhe rome, dy shfaqje në gjuhën serbe dhe shqipe dhe një program në realizimin e të cilit marrin pjesë fëmijët e kopshtit.

Bujanoci ka një rrjet të zhvilluar të shkollave fillore. Në territorin e komunës ekzistojnë dhjetë shkolla fillore, dy të mesme dhe një shkollë e muzikës. Bujanoci ka edhe një institucion parashkollor me kopshtin amë.

Në tetor të vitit 2011 u hap edhe paralelja e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Novi Sadit. E veçanta e kësaj paraleleje qëndron në faktin se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe pjesërisht në gjuhën shqipe. Në vitin 2013 në këtë paralele është regjistruar gjenerata e tretë, ku studiojnë gjithsej 255 studentë nga tri komunitete etnike.

Sektori civil në këtë komunë është i zhvilluar. Ekziston një varg organizatash që punojnë kryesisht me të rinjtë nga tri komunitetet etnike dhe për të cilët hartohen aktivitete me qëllim të mirëkuptimit të ndërsjellë. Në Bujanoc është hapur Zyra për të rinjtë, e cila harton programe që të rinjtë nga tri komunitetet të njihen më mirë dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin.

Duke qenë se bën pjesë në radhën e komunave më të pazhvilluara në Republikën e Serbisë, qëllimi i vetëqeverisjes lokale është ta ndryshojë këtë gjendje. Prandaj në kuadër të komunës është hapur Zyra për zhvillim ekonomik lokal. Është me rëndësi të theksohet se komuna është e njohur për kultivimin dhe prodhimin e duhanit. Në vitin 2013 doli nga falimentimi ndërmarrja Gumoplastika, e cila ka potencial për punësimin e punëtorëve. Në këtë komunë zhvillimi ekonomik bazohet në bujqësi, por edhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Potencialet e komunës qëndrojnë edhe në turizmin banjar. Banja e Bujanocit ka Spitalin Special për Rehabilitim, i cili përveç shërbimeve shëndetësore ofron edhe shërbime turistike. I madh është numri i burimeve natyrore të ujit të ngrohtë, disa prej të cilëve arrijnë temperaturën deri në 40 gradë. Në periferi të Bujanocit gjendet edhe liqeni, i cili është vendi kryesor i pushimit dhe shëtitjes gjatë ditëve të bukura.

Prezantimi në internet i komunës së Bujanocit: www.bujanovac.rs

Plani strategjik i komunës së Bujanocit Shkarkoni dokumentin

Prezantimi mbi potencialet ekonomike të komunës së Bujanocit “Do t’ia dalim së bashku”