08.11.2026.

Arsimi fillor

Përmes programit për nxitjen e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve, Shërbimi i Trupit Koordinues ka kontribuar që fëmijët nga komuniteti rom të përfshihen në arsimin parashkollor të detyrueshëm dhe ka mbështetur trajnimin e edukatorëve nga komunitete të ndryshme kombëtare me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit parashkollor, duke punuar me fëmijë nga grupe të ndryshme etnike dhe duke promovuar qasjen gjithëpërfshirëse në punë. Në frymën e promovimit të arsimit gjithëpërfshirës, Shërbimi i Trupit Koordinues ka mbështetur punën e një shoqate nga Presheva që merret me arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Shërbimi ka kontribuar në zhvillimin e arsimit muzikor duke ndihmuar punën e Shkollës Fillore të Muzikës në Preshevë.

Për nxënësit nga tri komunat që fillojnë klasën e parë të shkollës fillore, Shërbimi i Trupit Koordinues çdo shtator ndan çanta shkollore dhe mjete shkollore. Deri tani pesë gjenerata janë gëzuar me këtë dhuratë simbolike.

Shërbimi i Trupit Koordinues ka kontribuar edhe në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore, duke marrë pjesë në punën e grupit punues të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Shërbimit të Trupit Koordinues, Këshillit Kombëtar Shqiptar, Këshillit Kombëtar të Arsimit, Entit për Avancimin e Arsimit dhe Edukimit, si dhe botues shtetërorë dhe privatë. Procedura e miratimit të teksteve shkollore është e përcaktuar me Ligjin për bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit, Ligjin për tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore dhe, duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë kombëtare, me Ligjin për këshillat kombëtarë të pakicave kombëtare. Numri i përgjithshëm i teksteve shkollore dhe fletoreve të punës që kanë marrë aktvendimin e ministrit të arsimit për përdorim në shkollat fillore është 88. Një pjesë e teksteve të miratuara është përkthyer nga serbishtja në shqip, një pjesë e teksteve është nga Republika e Shqipërisë, ndërsa një numër i caktuar tekstesh janë shkruar nga autorë nga Bujanoci dhe Presheva.

Për fëmijët e moshës parashkollore janë miratuar 2 tekste shkollore në gjuhën shqipe të shtëpisë botuese Klett nga Beogradi (zhvillimi i të folurit në gjuhën shqipe dhe matematika).

Lista e teksteve shkollore të miratuara në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore

Ligji për bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit:

Ligji për tekstet shkollore dhe mjetet e tjera mësimore:

Ligji për këshillat kombëtarë të pakicave kombëtare

Studimin mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë mund ta shkarkoni këtu