27.11.2026.

Bursat

Konkurs për ndarjen e mjeteve për bursa studentore – Preshevë – për vitin shkollor 2023/24.

Konkurs për ndarjen e mjeteve për bursa studentore – Bujanoc – për vitin shkollor 2023/24.

Konkurs për ndarjen e mjeteve për bursa studentore – Medvegjë – për vitin shkollor 2023/24.


LISTA PËRFUNDIMTARE E RENDITJES SË NXËNËSVE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESAVE TË PARAQITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019.

LISTA PËRFUNDIMTARE E RENDITJES SË NXËNËSVE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESAVE TË PARAQITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019.

LISTA PËRFUNDIMTARE E RENDITJES SË NXËNËSVE PAS SHQYRTIMIT TË ANKESAVE TË PARAQITURA NË KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MEDVEGJËS PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019.


KONKURSI PËR NDARJEN E BURSAVE STUDENTORE

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhje me prioritetet e përcaktuara dhe duke u angazhuar veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së arsimit në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc, gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013 ka shpallur konkurse për ndarjen e bursave studentore për të rinjtë me vendbanim në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Qëllimi i bursave është sigurimi i kushteve për shkollimin dhe përsosjen e mëtejshme përmes ofrimit të mbështetjes materiale për shpenzimet e studimeve themelore akademike. Këto shpenzime kanë të bëjnë kryesisht me shpenzimet e banimit (akomodim privat ose akomodim në konviktin e studentëve), shpenzimet e ushqimit, transportit, blerjes së teksteve, shpenzimet e dhënies së provimeve dhe shpenzime të tjera që lidhen me studimet.

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhje me mjetet e miratuara, kandidatëve nga komuniteti shqiptar që i plotësojnë kushtet për t’u paraqitur në konkurs u mundëson ndjekjen tremujore të kursit të gjuhës serbe, pas fazës së parë të procedurës së përzgjedhjes deri në dhënien e provimit kualifikues.

Përveç kushteve formale, kriteri themelor për ndarjen e bursës është provimi kualifikues i kaluar (provimi pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore në njërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit.

Konkursi për ndarjen e bursave për regjistrim në studime në Universitetin e Novi Sadit 2014.

KONKURSI PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhje me prioritetet e përcaktuara dhe duke u angazhuar veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së arsimit në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc, ndan bursa për nxënës në shumë mujore prej 6.000,00 dinarësh për periudhën e shkollimit nga 01 tetori deri më 31 dhjetor të vitit aktual shkollor. Nëse në buxhetin për vitin e ardhshëm sigurohen mjete shtesë, Shërbimi i Trupit Koordinues vazhdon me dhënien e bursave deri në përfundim të vitit aktual shkollor. Shërbimi i Trupit Koordinues gjatë viteve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013 ka shpallur konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit me vendbanim në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kushtet e përgjithshme janë që nxënësit të kenë shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe vendbanim në territorin e komunave të përmendura, që për herë të parë në vitin aktual shkollor të kenë regjistruar vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt në njërën nga shkollat e mesme të themeluara me vendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që në vitin paraprak shkollor të kenë arritur së paku sukses të mirë dhe që gjatë shkollimit paraprak të mos kenë përsëritur asnjë klasë.

Bursat i marrin vetëm nxënësit që në vitin aktual shkollor ndjekin shkollat në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë vendbanim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nxënësit që tashmë e kanë realizuar të drejtën në ndonjë nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Serbisë nuk kanë të drejtë në bursën e Shërbimit të Trupit Koordinues, ndërsa nëse ndërkohë fitojnë të drejtën në ndonjë bursë tjetër, janë të detyruar të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara.

Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2016/2017