Vranjë- Ministresha e PIN-it, Verica Kalanoviq konsideron që shteti duhet të investoj më tepër në Serbinë jugore, mirëpo për këtë duhet një inisiativë më e madhe e pushteteve lokale.
READ MOREKryeshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Dimitrios Kiprios deklaroi se Serbia ka arritur ,,përparim enorm gjatë vitit 2009’’ dhe se ,,ka një pozitë të rëndësishme në regjion’’.
READ MOREKryqi i kuq i Bujanocit dje ka filluar shpërndarjen e pakove humanitare për rreth 1000 qytetarë më të varfër në bashkësitë lokale në zonën e kësaj komune.
,,Dje në zonën e komunës së Bujanocit, nën organizimin e Kryqit të kuq, ka filluar shpërndarja e 1000 pakove humanitare për qytetarët më të varfër të kësaj komune’’, deklaroi sekretari i Kryqit të kuq të Bujanocit Bratislav Lazareviq.
READ MOREPreshevë – Në suaza të projektit ,,T’i njohim drejtat tona’’, të cilin e finanson Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa realizohet nga organizata joqeveritare ,,Qendra pë arsimim multikulturor’’, organizon tryezën e rrumbulkakët të dytën me rradhë me temë ,,Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave’’, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe afër tridhjetë nxënës të shkollave të mesme, kryesisht maturantë.
READ MOREZëvendësi i ambasadorit të Gjermanisë Hans Urlih Sudbek gjatë vizitës së tijë në Bujanoc, deklaroi se për të gjithë investitorët potencial më e rëndësishme është stabiliteti politik.
"Në bisedë me të gjithë investitorët potencial gjithmonë egzistonë pyetja primare: a mbretëron në regjion sabiliteti politik, e ne mundemi me përgjegjësi t’u përgjigjemi tek atëher nëse të gjitha etnitetet në Bujanoc bashkëpunojnë në strukturat shtetërore të vendit’’, delaroi Sudbek.
READ MOREQendra për medijim në konfliktet ekonomike, e cila është hapur javën e kaluar pranë Agjensionit Regjional në dhomën ekonomike në Leskoc, duhet të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të subjekteve ekonomike në 13 komunat e regjionit të Pçinjës dhe të Jabllanicës. Problemet në ekonominë e Serbisë jugore janë të mëdha ashtuqë për zgjidhjen e tyre nevojitet më tepër këmbëngulje dhe durim, ndërsa qendra për medijim për konflikte ekonomike duhet të ndihmojë në këtë drejtim.
READ MORENë suaza të realizimit të projektit ,,Dhënia i shërbimeve më të mira në nivelin lokal’’ (DILS), ministria Republikane e shëndetësisë sot në Nish organizon trajnimin mbi kompetencat e qeverive lokale në sferën e përkujdesjes shëndetësore, dhe ate për kryetarët e kuvendeve komunale, përfaqësuesit e këshillave lokale, kryeshefat e komunave, kryeshefat e departamenteve si dhe referentët të angazhuar në shërbimet e mbrojtjes shëndetësore dhe finansiare nga Nishi, Medvegja, Lebane, Vranja, Bela Palanka, Dimitrovgradi, Vlasotinca, Knjazhevci, Zajeçari, Kladova, Dolevci dhe Bllaca. Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë edhe drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe të institutit të shëndetit publik nga qytetet e lartëpërmendura.
READ MORE„Edhepse zgjedhjet për Këshillin nacional janë panifikuar në kohën kur numri më i madh i Shqipëtarëve nga Bujanoci dhe Presheva gjenden jashtë vendëlindjes së tyre, pres që përgjigja të jetë në numër të konsiderueshëm ashtu siq ka qenë edhe për zgjedhjet lokale’’, deklaroi lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi.
READ MOREBeograd – Agjensioni radiodifuziv republikan (PPA) ka shpallur konkurs për dhënien e lejes për emitimin e programit radioteleviziv për regjionet lokale dhe regjionale.
Konkursi është shpallur për: Preshevë, Bllace, Bosilegrad, Crna Travë, Dimitrovgrad, Lebanë, Leskoc, Nish, Bujanoc, Vranjska Banjë, Nishka Banjë, Trgovishtë, Sjenicë, Boljevc, Bor, Negotin, Zhagubicë, Veliko Gradishte, Lazarevc, Kragujevc dhe Pozharevc.
READ MORENikoqir i nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë Ilir Metës gjatë ditës së dytë të vizitës së tijë Serbisë, ka qenë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq. Ata në Preshevë janë takuar me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e kuvendit komunal Skënder Destanin.
READ MOREMedvegja këtë vitë nga Plani investiv nacional (NIP) do të realizoj dy programe në një vlerë prej 27 milionë dinarësh ndërsa më e rëndësishme është faza e parë e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit nga qendra e qytetit deri te Banja e Sijarinës ku do të investohen 20 milionë dinarë. Nga NIP-i gjithashtu janë siguruar mjete për rekonstruimin e rrugës kryesore në Medvegjë vlera e së cilës kapë shumën prej 6.7 milionë dinarë. Qeveria lokale u ka dorëzuar NIP-it katër projekte, vlera e të cilave kapë shumën prej 20 milionë dinarë.
READ MORENë fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.
READ MORE