Të enjten është zhvilluar loja e parë e ligës basketbollistike verore në mes të ekipit BSK Junior-Elita (Bujanoc) dhe KB Jug (Vranjë). BSK Junior dhe Elita në fund të shkurtit kanë nënshkruar marrëveshjen për bashëpunim në mes të këtyre dy klubeve ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ministri i pushtetit lokal Milan Maroviq janë si garantues të kësaj marrëveshjeje. Për ekipin BSK Junior-Elita ky është viti i parë ku së bashku luajnë lojtarët Shqipëtarë, Serbë dhe Romë.

Kryetari i Elitës ua dorëzoi dresin e nderit me numër një ministrit Markoviq ku me këtë rast ministri hodhi topin për fillimin e kësaj loje e cila lojë është me rëndësi të madhe për bashkëpunimin multietnik në Bujanoc.
Po të njëjtën ditë kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq për herë të parë ka qenë mysafir i radiostacionit Ema. Në emisionin i cili zgjati rreth një ore, ministri Markoviq foli për formimin e pushtetit multietnik, domosdoshmërinë e bashkëpunimit, përgjigjej në pyetjet e ndëgjuesve në lidhje me planet e Trupit Koordinues duke theksuar se Trupi Koordinues kujdes të veqantë ka mbështetjen ndaj rinisë si dhe projekteve të përbashkëta të të rinjëve. Në bazë pyetjeve të parashtruara nga ana e ndëgjuesve, ky emision ka pasur jehonë të jashtëzakonshme dhe shumë e ndëgjuar.
Radio Ema dy herë ka marrë mjete finansiare nga ana e Trupit Koordinues për program informativ në gjuhën rome.
Duke marrë parasyshë se Trupi Koordinues më së tepërmi mbështetë projektet multietnike ku marrin pjesë të rinjët, ministri Markoviq në Bujanoc u takua me pjesmarrësit e projektit ,,Ti dhe unë jemi ne’’ si dhe me koordinatorin e këtij projekti Rahim Salihun. Pjesëmarrësit e projektit në saborin e nxënësve në Lloznicë kanë marrë pjesë me çfaqjen ,,Ti dhe unë jemi ne’’ me q’rast i shprehën falënderimet e tyre me mikëpritjen bujare që u është bërë gjatë vizitës së tyre. Tema e bisedës me tinejxherët nga Bujanoci më pastaj u zgjerua rreth pjesëmarrjes së tyre në Egzit festivalin si dhe mbi planet e mëtejshme të tyre për projektet e reja.
Në fund ministri Markoviq për herë të parë mori pjesë në Radiotelevizionin e Bujanocit me q’rast bisedoi mbi përshtypjet e tijë mbi vizitën e fshatit Levosojë, mbi projektet të cilat realizohen nga ana e Trupit Koordinues, formimin e pushtetit lokal multietnik si dhe mbi ligjin për mediat.