09.06.2026.

Archives




  • ËSHTË NËNSHKRUAR MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM NË MES TË KLUBEVE BASKETBOLLISTIKE ,,BSK JUNIOR’’ DHE ,,ELITA’’

    ËSHTË NËNSHKRUAR MARRËVESHJA PËR BASHKËPUNIM NË MES TË KLUBEVE BASKETBOLLISTIKE ,,BSK JUNIOR’’ DHE ,,ELITA’’0

    BUJANOC – Të martën, më 23 shkurtë, në Bujanoc është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunimin në mes të dy klubeve Basketbollistike ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Marrëveshjen e kanë nënshkruar Miroslav Ristiq nga KB ,,BSK Junior’’ dhe Selami Selimi në emër të KB ,,Elita’’, si dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si garantues të marrëveshjes.

    READ MORE
  • PJESËMARRJA E KOMUNITETEVE TË PAKICAVE NË INSTITUCIONE DHE REALIZIMI I TË DREJTAVE TË TYRE

    PJESËMARRJA E KOMUNITETEVE TË PAKICAVE NË INSTITUCIONE DHE REALIZIMI I TË DREJTAVE TË TYRE0

    Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni Regjional informativ JUGpress më 23 shkurtë ka organizuar tribunën ,,Kosova nga ana tjetër, qka pas konfliktit’’ ku tema kryesore ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion.

    READ MORE
  • Komunikatë për media – „TI DHE UNË JEMI NE“ NË KIKINDË, SREMSKA MITROVICË, SHID, SOMBOR DHE LLOZNICË0

    NOVI SAD – Pas suksesit të çfaqjes teatrale multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në Bujanoc dhe Beograd në dhjetorë të vitit 2009, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, çfaqjen rinore për jetën e tyre në Serbinë jugore, në të tri gjuhët e tyre dhe në gjuhën angleze, do ta luajnë në Kikindë (më 25 shkurtë), Zrenjanin (më 26 shkurtë), Sremska Mitrovicë (më 27 shkurtë), Shid (më 28 shkurtë) dhe në Sombor (2 marsë). Çfaqja më 19 maj do ta hapë Vukov Sabor-in e 39 në Lloznicë.

    READ MORE
  • Komunikatë për media – MARRËVESHJA BASHKËPUNIM SPORTIV TË KB ,,BSK JUNIOR’’ DHE KB ,,ELITA’’0

    BUJANOC – të martën , më 23 shkurtë, në ora 14,30 në qendrën Sportive ,,Mladost’’ në Bujanoc do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunimin multietnik dhe sportiv në mes të Klubit basketbollistik ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me nënshkrimet e tyre do  do të jenë garantues të kësaj Marrëveshjeje.

    READ MORE
  • REZULTATET PRELIMINARE TË STUDIOS SË VIZIBILITETIT PËR HAPJEN E SHKOLLAVE TË LARTA NË BUJANOC DHE PRESHEVË0

    BUJANOC – Qendra kundër dhunës dhe Qendra për politikë arsimore, të enjten, më 18 shkurtë të vitit 2010 në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturs në Bujanoc duke filluar në ora 10h, do të prezentojë rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Studioja është rezultat i hulumtimeve disamujore në suaza të projektit ,,Reforma e politikës arsimore në Serbinë jugore’’ i cili ka sistematizuar elementet e sistemit arsimorë në Serbi në bazë të përvojave nga regjioni, e më pastaj bazë së cilave përvoja ka ofruar skenarin e aktiviteteve të ardhshme.

    READ MORE
  • 13.2.2010.0

    Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq deklaroi dje në Medvegjë se numri më i madh i ankesave të qytetarëve që vijnë nga kjo komunë dhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit i përket administrimit jo të mirë.

    READ MORE
  • 11. 02. 2010.0

    Shërbimi profesional i mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë më 11 dhe 12 shkurtë do të qëndrojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku do të pranojë ankesat e qytetarëve në punën e organeve të administratës. Këshillëtarët e mbrojtësit të qytetarëve, në Bujanoc do t’i pranojnë palët të enjten më 11 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 në ndërtesën e komunës. Në Preshevë pranimi i qytetarëve bëhet të premten më 12 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 gjithashtu në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Medvegjë në të njëjtën ditë prej orës 08.00 drei ora 18.00 në Shtëpinë e Kulturës.

    READ MORE
  • NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE

    NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE0

    Tribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar  në  suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    READ MORE