Beograd Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq dje në forumin me titull ,,Jugu i Serbisë – nga konflikti i ngrirë deri te zgjidhja e qëndrueshme: mundësitë për integrimin afatëgjatë dhe zhvillimi i regjionit’’, deklaroi se në Serbinë jugore egzistojnë probleme dhe se Qeveria dhe Trupi Koordinues nuk rrijnë anash rreth kësaj qështjeje. ,,Jemi shumë largë nga të gjitha konfliktet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Beograd Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq dje në forumin me titull ,,Jugu i Serbisë – nga konflikti i ngrirë deri te zgjidhja e qëndrueshme: mundësitë për integrimin afatëgjatë dhe zhvillimi i regjionit’’, deklaroi se në Serbinë jugore egzistojnë probleme dhe se Qeveria dhe Trupi Koordinues nuk rrijnë anash rreth kësaj qështjeje. ,,Jemi shumë largë nga të gjitha konfliktet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këto komuna ka ende probleme, mirëpo Qeveria dhe Trupi Koordinues zgjidhin në mënyrë serioze dhe të duhur’’ ka deklaruar Markoviq. Ai si probleme kyqe potencoi papunësinë dhe krizën ekonomike, si dhe arsimimin dhe përdorimin e gjuhës zyrtare. Ministri Markoviq deklaroi se zgjidhja e këtyre problemeve më së miri do të arrihet pas konstruimit të Këshillit Nacional të pakicës Shqipëtare. Ai shtoi se Bujanoci është rekorder për përfitimin e mjeteve finansiare nga ana e PIN-it ndërsa si problem potencoi edhe moskyqjen e serbëve në institucionet e pushtetit lokal duke shpresuar se ky problem do të zgjidhet deri në fundë të këtijë viti.
Ambasadorja e SHBA-ve Meri Brus Vorlik tha se pjesa jugore e Serbisë duhet të jetë pjesë integrale dhe se kjo është një ,,zone shumë kritike’’ si dhe më tutje duhet të punohet në përforcimin e pushteteve lokale dhe në dialogun e tyre me Qeverinë Republikane. Kryeshefi i delegacionit të BE-së në Serbi Vinsent Dezher theksoi disparitetin në mes të Serbisë qendrore dhe asaj jugore që nganjëherë krijon atmosferë pasigurie në mes të qytetarëve në Serbinë jugore.