07.06.2010

  • In Lajme
  • 7. June 2010.
  • 5 Views

Zgjedhjet e para për përfaqësuesit e pakicave në Serbi

Në Serbi dje janë mbajtur zgjedhjet e para në të cilat kanë marrë pjesë më tepër se 400.000 pjesëtarë të pakicave në 161 komuna ku kanë zgjdhur përfaqësuesit  në Këshillat Nacionale të pakicave. Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave kanë publikuar 77 lista, ndërsa më tepër kanë paraqitur pakica vllehe dhe rome. Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen më 9 qershorë.

Këshillat Nacionale do t’i zgjedhin 19 pakica kombëtare, 16 në zgjedhjet indirekte ndërsa Kroatët, Maqedonët dhe Sllovenët këto këshilla do t’i zgjedhin në mënyrë direkte.

Votimi për Këshillin Nacional të Shqipëtarëve në komunat e Bijanocit, Preshevës dhe Medvegjës kanë kaluar pa probleme, si dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

Shqipëtarët kanë votuar për Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit dhe listën e Unionit Demokratik Shqipëtarë (UDSH) të Rahmi Zulfiut.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi deklaroi se pret që zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqipëtarëve të jenë të suksesshme, sepse këtu bëhet fjalë për një projekt të ri dhe një institucion shumë  të rëndësishëm i cili do të punojë për interesat e Shqipëtarëve në Serbinë jugore. Halimi pret që përmes Këshillit Nacional ,,do të zgjidhen shumë probleme të akumuluara në dy deceniet e fundit dhe të hapen perspektivat e një jete më të mirë për gjeneratat e ardhshme’’.

Edhe kryetari i degës së Unionit Demokratik Shqipëtarë (UDSH) për Preshevë, Naser Aziri thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipëtarët nga Serbia jugore. ,,Ky është rasti që Shqipëtarët të tregojnë se janë të gatshëm të realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive në partneritet me organet shtetërore si dhe me bashkësinë ndërkombëtare’’, ka  thënë Aziri.

,,Këto janë zgjedhjet e para ku pakicat kombëtare do d’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në atë mënyrë që të ndikojnë për të drejtat e tyre në sferën e arsimit, informimit, përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit dhe kulturës. Këshillat Nacionale kanë kompetenca për identitetit të një populli’’ theksoi Petar Antiq, zëvendësministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Ambasadori i OSBE-së në Serbi Dimitros Kipros vlerësoi se zgjedhjet për Këshilla Nacionale kanë kaluar pa probleme.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака