Vrajë – Me rastin e zjarreve të djeshëm të regjistruar në 15 lokacione në Rrethin e Pçinjës, dhe me qëllim të sigurimit të një niveli të caktuar të sigurisë nga zjarri dhe shmangien e pasojave të mundshme…
Vrajë – Me rastin e zjarreve të djeshëm të regjistruar në 15 lokacione në Rrethin e Pçinjës, dhe me qëllim të sigurimit të një niveli të caktuar të sigurisë nga zjarri dhe shmangien e pasojave të mundshme, Zyra e Menaxhimit të Emergjencave e pranë kabinetit të kryetarit të Qytetit të Vrajës paralajmëron të gjithë qytetarët që të mos djegin lashtën, dhe se lëndët e lëngshme të lehta për djegie, karburantet si dhe substancat të tjera të hudhen në mbeturina sipas rregullave.
Djegia e të lashtave, mbeturinave dhe mbeturinave të bimëve është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen nga zjarri. Ndalohet zjarri në pyll dhe në një distancë prej 200 metra nga pylli, përveç në disa zona të caktuara të shënuara. Personi që shkakton zjarrin është i detyruar t`ia kompenzojë njësit për parandalimin e zjarreve dhe shpëtimit kostot e ndërhyrjes, në përputhje me një rregullore të veçantë.
Duke marrë parasysh gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme, dënimet janë shumë më të ashpra. Nëse përcaktohet se pronat bujqësore janë djegur, amviseria humbet të drejtën e stimujve në bujqësi për një periudhë tre vjeçare. Nëse vëreni një zjarr, është e nevojshme që menjëherë të njoftoni njësitin e zjarrëfikësve në 193.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues