ZVOGËLIMI I VARFËRISË DHE PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS PËR BASHKËSINË ROME NË JUGUN E SERBISË, NË FUSHËN E MBLEDHJES SË LËNDËVE TË PARA SEKUNDARE – FAZA III

  • In Lajme
  • 5. November 2014.
  • 10 Views
ZVOGËLIMI I VARFËRISË DHE PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS PËR BASHKËSINË ROME NË JUGUN E SERBISË, NË FUSHËN E MBLEDHJES SË LËNDËVE TË PARA SEKUNDARE – FAZA III

Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të projektit që ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin e pozitës së personave që mbledhin lëndët e para sekundare, në ndërtesën e komunës së Vlladiçin Hanit është mbajtur truezë e rrumbullakët në temën “Rregullativa dhe praktika e reciklimit të mbeturinave komunale, gjendja aktuale dhe problemi i mbledhësve të lëndëve të papërpunuara, mundësitë e bashkëpunimit të sektorit publik, privat dhe OJQ në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm“.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e zyrës së Qeverisë së Republikës së Serbisë për zvogëlimin e varfërisë dhe inkluzionit social, përfaqësuesit e projektit “TARI”, të cilin e zbaton Misioni i OSBE-së në Serbi, përfaqësuesit e organizatës “Caritas Luxemburg”, përfaqësuesit e komunave, si dhe përfaqësuesit e katër organizatave joqeveritare rome nga rajoni i Pçinjës të cilët janë të përfshira në projekt.

Janë prezentuar rezultatet e arritura të projektit të cilët përfshijnë forcimin e kapaciteteve teknike dhe menaxhuese për anëtarët e shoqërisë së mbledhësve të lendëve të para të parërpunuara përmes trajnimit, sigurimit të paisjeve për anëtarët e rinj të shoqërisë, e cila përfshin triciklimin dhe paisjet mbrojtëse, si dhe paisjet për përdorim të përbashkët, siç janë preset, perforatorë dhe peshore për matje.

Në takim është biseduar rreth asaj që komunat Bujanoc, Vlladiçin Han dhe Surdulicë, në kuadër të planeve të veta lokale  rreth menaxhimit të mbeturinave, duke përfishirë edhe organizatat e mbledhësve të lëndëve të para sekundare “Amallipe”. Ka filluar inciativa për aplikimin e projekteve të përbashkëta të gjithë komunave të rrethit të Pçinjës të cilat janë të përfshira në këtë projekt, përmes ndihmës së Zyrës së Qeverisë së Republikës së Serbisë për zvogëlimin e varfërisë dhe inkluzionit social. Punëtoria rreth projektit të përbashkët duhet t’i mbahet në nëntor, përmes pjesëmarrjes active të përfaqësuesve të Zyrës Lokale për Zhvillim Ekonomik dhe përfaqësuesve anëtar të grupit të mbledhësve të lëndëve të para sekundare “Amalipe”.

Burimi: Organizata „Caritas” dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака