Preshevë – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka shpallur zgjedhjet lokale për tre qytete dhe komuna, përfshirë Preshevën, ku votimi do të zhvillohet në 28 Mars.
Preshevë – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka shpallur zgjedhjet lokale për tre qytete dhe komuna, përfshirë Preshevën, ku votimi do të zhvillohet në 28 Mars.
Kuvendi komunal ne Presheve u shpërbë në mes të dhjetorit të vitit të kaluar dhe është emëruar organi i përkohshëm sepse asnjë seancë nuk është mbajtur që nga 27 gushti.
Daçiç tha se veprimet zgjedhore do të fillojnë kur vendimet të hyjnë në fuqi domethënë kur publikohen në Gazetën Zyrtare.
Përveç Preshevës, zgjedhjet lokale do të mbahen në Zajeçar dhe Kosjeric
"Mandati i këshilltarëve në Kuvendin e Komunës të Zajeçarit dhe Kuvendin e Komunës të Kosjeric skadoi, ndërsa në Kuvendin Komunal të Preshevës është emëruar organi i përkohshëm” tha Daciq.
Pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, Qeveria e Republikës së Serbisë vendosi që krytar i Organit të Përkohshëm të jetë Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Në Preshevë Kuvendi u shpërbë dhe është emëruar organi i përkohshëm dhe në shtator 2017,pas së cilës u shpallën zgjedhjet të parakohshme
Burimi:Politika,Danas, Juzhne Vesti, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues