XHOZEF MELOT, ZËDHËNSI I SHEFIT TË MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI KA VIZITUAR MEDVEGJËN

  • In Lajme
  • 6. October 2017.
  • 24 Views
XHOZEF MELOT, ZËDHËNSI I SHEFIT TË MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI KA VIZITUAR MEDVEGJËN

Medvegjë – Misioni i OSBE-së në Serbi në disa ditë të ardhshme do të organizoj dhe financoj trajnimin e punëtorëve të administratës komunale të Medvegjës për menaxhimin e Sistemit Gjeografik Informativ (GIS).

Medvegjë – Misioni i OSBE-së në Serbi në disa ditë të ardhshme do të organizoj dhe financoj trajnimin e punëtorëve të administratës komunale të Medvegjës për menaxhimin e Sistemit Gjeografik Informativ (GIS). Në lidhje më këtë komunë e Medvegjës dje e vizituan përfaqësuesit dhe zëdhënsi i shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, Xhosef Melot, i cili sëpari është takuar me udhëheqësinë lokale në krye me kryetarin e komunës Nebojsha Arsiq, ndërsa pastaj me kandidatët e trajnimit GIS, të cilëve u ka dorëzuar çertifikata.

„Ky trajnim punëtorëve tanë është shumë i rëndësishëm, sikur për vet kandidatët, njashtu edhe për të gjithë neve për qëllim të qasjes më të lehtë në të dhënat e administrimit lokal tatimor. Këto çertifikata nuk janë vetëm letër e thjeshtë, por diçka që do të avansoj punën e vetqeverisjes lokale nga kjo fushë”, tha kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, duke iu faleminderuar përfaqësuesve të OSBE-së, posaçërisht zëdhënsit të Misionit Xhosef Melot, për të cilin kjo vizitë ishte e para në jugun e Serbisë, duke marrë parasysh se në këtë funskion është emëruar më 1 shtator të këtij viti.

“Kemi nderin që jemi sot në Medvegjë dhe shumë jemi të kënaqur që mundemi të ndihmojmë realizimin e këtij projekti. Në Beograd kryesisht merremi me temat politike, mirëpo, shumë është e rëndësishme për neve se me çka merreni ju në nivelin komunal. Është shumë e rëndësishme puna e juaj në terren, e cila mundëson që sendet të nisen dhe të rregullohe, ndërsa kjo është pikërisht ajo çka e bënë përparimin”, tha Xhozef Melot, zëdhënsi i shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, ndërsa pastaj ka dorëzuar çertifikatat të gjithë kandidatëve të cilët me sukses e kanë kryer këtë trajni.

Me projektin e GIS-it do të rritet efikasiteti i administrimit, do të zvogëlohen harxhimet e saj dhe të përshpejtohet procesi i vendimarrjes.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака