Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin në bazën “Mahalla e Liqenit” në Bujanoc, ka deklaruar se Ushtria e Serbisë e fuqishme dhe stabile është garancë e paqës dhe stabilitetit në vend “dhe me gjërë”.
Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin në bazën “Mahalla e Liqenit” në Bujanoc, ka deklaruar se Ushtria e Serbisë e fuqishme dhe stabile është garancë e paqës dhe stabilitetit në vend “dhe me gjërë”.
Në fjalimin e tij për ushtarët, të cilëve ua uroi Krishtlindjen "në emër të tij dhe në emër të komandantit suprem presidentit serb Aleksandar Vuçiç," ai tha se pa një ushtri të fortë dhe të suksesshme nuk ka as një shtet të fortë dhe as të suksesshëm.
"Sot nuk mund të mendojmë vetëm për veten tonë, duhet të mendojmë për ata që jetojnë nëpër enklava (në Kosovë)," tha Vulin.
Ai theksoi se ne mendojmë për ta dhe, siç tha ai "kurrë nuk do të lejojmë që dhuna të përsëritet".
Ai kujtoi se në 2018 është planifikuar ndërtimi masiv i apartamenteve për ushtrinë, si dhe se armatimi do të rinovohen.
Kryshefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikoviç, tha se Ushtria e Serbisë dhe KFOR kontrollojnë me sukses Zonën Tokësore të Sigurisë në territorin Serbinë qendrore në drejtim të Kosovës dhe Metohisë dhe sigurojnë paqe për qytetarët që jetojnë në atë zonë.
Gjenerali Dikoviq tha se shkëmbimi i informacionit midis Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është i përditshëm.
"Të premten, nga një bisedë me komandantin e KFOR-it, erdha deri tek informatat e caktuara se në Zonën e Sigurisë Tokësore mund të ketë një kërcënim për sigurinë, si edhe në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Për fat të mirë, deri më tani gjithçka është e qetë dhe stabile dhe unë jam i sigurt se forcat e KFOR-it kanë marrë të gjitha masat dhe se do të mbeten kështu, "tha Dikoviç.
Komandanti i Ushtrisë Tokësore, Milosav Simoviç, vlerësoi se situata në Zonën e Sigurisë Tokësore, së bashku me vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë është stabile.
Ai gjithashtu deklaroi se pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë janë në kontakt të përditshëm me KFOR-in me të cilët ata kryejnë së bashku detyrat, duke përfshirë patrullimet e njëkohshme përgjatë vijës administrative.
“Mahalla e Liqenit” është njëra ndër 24 bazat ushtarake të cilat ndodhen në Zonën Tokësore të Sigurisë sëbashku me vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë.
Burimi: Beta, Politika dhe Trupi Koordinues