VETQEVERISJA LOKALE NË MEDVEGJË KA GJETUR REÇETËN PËR NJË JETË MË TË MIRË

  • In Lajme
  • 7. November 2017.
  • 24 Views
VETQEVERISJA LOKALE NË MEDVEGJË KA GJETUR REÇETËN PËR NJË JETË MË TË MIRË

Medvegjë – Vetqeverisja lokale në Medvegjë për punët publike të angazhuara rreth 20 njerëz të cilët deri në fund të vitit do të mirëmbajnë higjienë publike, do t`i ndihmojnë njerëzve të vjetër dhe njerëzve të rrezikuar social, dhe kështu do të marrin pjesë në sanimin e rripit mbrojtës të burimeve termominerale dhe të shëtitores në Banjë të Sijarinës.

Për këtë qëllim, komuna e Medvegjës dhe Filialja lokale e Shërbimit Nacional për Punësim janë solidarizuar duke ndarë dy milionë dinarë.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, thotë se në një komunë më të pazhvilluar secili vend i punës, por edhe ai i përkohshëm, është i rëndësishëm. Gjashtë punëtorë do të jenë në gadishmëri të KP “Obnova”, nga shtatë persona në Shtëpinë e Shëndetit dhe spitalin specialistik për rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës.

„Përpiqemi që të gradualisht ta ndryshojmë pamjen e Medvegjës, që fasadat të marrin pamje të re, ndërsa renovojmë edhe Shtëpinë e Shëndetit. Edhe shkolla fillore “Jabllanica e Epërme”, do ta pres ditëlindjen e 130 të saj në këtë pamje të re, por ka ende punë edhe në ndriçimin publik, kështu që disa rrugë do të rregullohet kanalizimi atmosferik i cili është një problem shumëvjeçar”, tha Arsiq dhe ka sqaruar që në projektet e vetqeverisjes lokale përkohësisht janë punësuar edhe disa bashkëqytetar.

Në gjysmën e nëntorit 20 njërëz me fakultet do të fillojnë të punojnë në administratën lokale, ndërsa pagat e tyre do të financohen nga projekti i UNDP-ës dhe buxhetit komunal, me nga pesë milionë dinarë. Medvegja për punën e 20 gerento-amviseve ka ndarë dy e gjysmë milioni, ndërsa bujqëve i ka arritur edhe mjetet tjera të dedikuara për rimëkëmbjen e amviserive përmes blerjes së pajisjeve dhe zgjërimit të prodhimit”.

Banorët e Medvegjës në vetqeverisje lokale mund të drejtohen edhe për ndihmën falas juridike, ndërsa juristi i diplomuar në Admnistratën Komunale do të angazhohet pranë Qendrës Ballkanike për Emigrim dhe Aktivitete Humanitare.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака