Bujanoc – Kryeshefi i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit, Ali Asllani ka deklaruar se ekipi për deminim “Saturnije” nga Beogradi, i cili nga 20 tetori të këtij vitit ka hulumtuar pjesën e terrenit në veri të komunës e cila është rrezikuar me mjetet shpërthyese, për tani nuk është gjendur asnjë mjet eksploziv.

Punimet kryehen në kuadër të Projektit për Zbulimin Teknik të lokacionit prej 275.800 m2, për të cilën dyshohet se është i rrezikuar nga mjetet shpërthyese të mbetura nga viti 2000/2001, përkatësisht nga periudha e veprimit të ish-UÇPMB-ës kundër forcave të rregullta të sigurisë s ëish Republikës Federale të Jugosllavisë.
Autori i projektit është Qendra për Deminim e Republikës së Serbisë, e cila njëkohsisht kontrollon kualitetin e punëve, në partneritet me Fondin Ndërkombëtar të Besimit. Mjetet për realizimin e projektit janë siguruar nga Qeveria e SHBA-së dhe Republikës së Serbisë. Janë paraparë që punimet të kryhen më 27 nëntor 2017.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues