Bujanoc – Në bazën “Jug” në poligonin “Borovac”, është kryer evalvuimi treditor i trajnimit të njësitit kombësorik të Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike dhe entit për mbrojtjen e forcave mbrojtëse nga përbërja e Batalionit të Tretë të Policisë Ushtarake për angazhim në misionet e forcave paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ushtrimi taktik “Mburoja serbe 06”, ka treguar se oficerët dhe nënoficerët e trupës këmbësorike dhe entit të policisë ushtarake kanë nivel të lartë të stërvitjes në patrollim, kontrollim të tubimeve masovike, punës në stacionin vëzhgues dhe sigurimin e konvojit, pikave kontrolluese të përhershme dhe personave VIP.
Në stërvitjen “Mburoja serbe 06”, kanë marrë pjesë komandanti i Brigadës së Katërt Zoran Lubur dhe ekipi katër anëtarësh i forcave të armatosura të Mbretërisë së Spanjës, i stërvitur nga lejtnati Martinez Hose Marija.
Çeta këmbësorike e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike përgaditet për referimin në “Sektorin e lindjes” të operacionit multinacional në Liban, ku do të qëndrojnë në kontigjentin e forcave të armatosura të Mbretërisë së Spanjës, ndërsa vijën e Batalionit të Tretë të ushtrisë policore në Liban do të kryejnë detyrat për kontigjentin e forcave të armatosura të Italisë.
Burimi: Ministria e Mbrojtjes dhe Trupi Koordinues