UEB FAQJA E RE E KOMUNËS SË BUJANOCIT NË SHËRBIM TË QYTETARËVE, POR EDHE MË TEJ VETËM NË GJUHËN SHQIPE

  • In Lajme
  • 25. August 2017.
  • 22 Views
UEB FAQJA E RE E KOMUNËS SË BUJANOCIT NË SHËRBIM TË QYTETARËVE, POR EDHE MË TEJ VETËM NË GJUHËN SHQIPE

Bujanoc – Për qëllim të rritjes së transparencës, shërbimit më të lehtë dhe të shpejtë për qytetarët, si edhe informimit të tyre më efikas dhe të shpejtë, komuna e Bujanocit ka filluar përpilimin e ueb faqës së re, më modern dhe më të sofistifikuar.

Ueb faqja e re e komunës së Bujanocit, e cila është ende në fazën e përpunimit, do të mundësoj komunikim të përmirësuar me kryetarin e komunës, kryeshefat e drejtorateve, shërbimet komunale, drejtorët e kompanive dhe institucioneve publike, shkollat dhe klubet sportive. Ueb faqje qytetarëve do t`i ofroj edhe informatat tjera të rëndësishme, në mesin e të cilave janë edhe ato shërbyese.

Të gjitha këto momentalisht janë vetëm në gjuhën shqipe. Mirëpo, siç thuhet, ueb faqja e re zyrtare e komunës së Bujanocit, në ditët në vijim do të përditësohet edhe në gjuhën serbe dhe angleze.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака