UDHËRRËFYES RRETH KULTURËS TRASHIGIMORE NË BUJANOC DHE PRESHEVË

  • In Lajme
  • 1. April 2019.
  • 17 Views
UDHËRRËFYES RRETH KULTURËS TRASHIGIMORE NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Bujanoc, Preshevë – Organizata për Zhvillim dhe Demokraci (ORD) Bujanoc, ka organizuar në ambientet e OSBE-së në Bujanoc prezantimin e Udhëzuesit të trashëgimisë materiale kulturore në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, në kuadër të projektit "Mapimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore lokale, si një mjet për edukimim qytetar dhe ndërkulturor të të rinjve ", i financuar nga Misioni i OSBE-së në Beograd.

Udhëzuesi u krijua si rezultat i hulumtimit të të rinjve nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës, të cilat janë pjesë e të dhënave të projektit të mbledhura mbi monumentet materiale të trashëgimisë kulturore të serbëve dhe shqiptarëve në jug të Serbisë.

Në këtë Udhëzues janë publikuar të dhënat e monumenteve materiale që janë ndërtuar para vitit 1900.

Monumentet e trashëgimisë kutlurore në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë radhitur duke u bazuar në vendndodhjen e tyre, dhe ata janë të rregulluar në rend alfabetik.

Nga ORD-ja e Bujanocit kanë porositur që Udhërrëfyesi mbetet i hapur për çdo informacion shtesë që publiku mund të paraqesë kësaj organizate si bartës i projektit me titull "Mapimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare lokale, si një mjet për edukimin qytetar dhe ndërkulturor të të rinjve", i financuar nga Misioni i OSBE-së dhe në Beograd.

"Ne nuk kemi ambicien për të mbledhur të gjitha informacionet që kemi bërë, ne mbetemi të hapur për informacione të reja nga ata që lexojnë Udhëzuesin", thonë ata në ORD.

Në prezantim, përveç prezantimit të Udhëzuesit, u prezantuan instrumentet e vjetra nga ky rajon dhe fotografitë e monumentit.

Pas prezantimit janë prezantuar edhe ushqimet tradicionale të serbëve dhe shqiptarëve nga ky rajon.

Burimi: Jugpress, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака