TURMA E SHUMËKËMBËSHAVE NË RRETHIN E JABLLANICËS

  • In Lajme
  • 1. April 2014.
  • 9 Views
TURMA E SHUMËKËMBËSHAVE NË RRETHIN E JABLLANICËS

Leskovac – Në territorin e rrethit të Jabllanicës është regjistruar numër i madh i shumëkëmbëshave, gjithsej rreth 18.272 hektarë pyje, në zonën private 7.408 dhe 10.863 haktarë në pyjet e shtetit, paralajmron Bilana Milenkoviq, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e pyjeve në pronën pyjore  „Shuma“ (Pylli) në Leskoc.

Leskovac – Në territorin e rrethit të Jabllanicës është regjistruar numër i madh i shumëkëmbëshave, gjithsej rreth 18.272 hektarë pyje, në zonën private 7.408 dhe 10.863 haktarë në pyjet e shtetit, paralajmron Bilana Milenkoviq, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e pyjeve në pronën pyjore  „Shuma“ (Pylli) në Leskoc.

Inxhinjerët e pylltarisë në terren kanë identifikuar sulmet e shumëkëmbëshave në hapësirat e pyjeve të Leskocit, Lebanit, Bojnikut, Medvegjës dhe Vllasotincës.

„Në territorin e rrethit të Jabllanicës eliminimi mekanik i shumëkëmbëshave bëhet që nga mesi i janarit dhe janë kryer afër 4.000 hekatarë në pyjet shtetërore, edhe atë në njësit pyjore të Vuçjës, Lebanit, Predejanës dhe Vllasotincës. Pastrimin e shumëkëmbeshave e kemi kryer me fuqinë tonë  puntore, me angazhimin e puntorëve të pronës pyjore “Shuma” në Leskoc”, shtoi ajo.

Paralelisht me pastrimin e pyjeve shtetërore, kryejm zhdukjen e shumëkëmbshëve edhe në pyjet private, kryesisht në ato pyje afër pyjeve shtetërore, shtoi Millenkoviq.

Ajo paralajmroi se ky tretman duhet të bëhet domosdosmërisht deri në fund të marsit, sepse pas kësaj nga vezët e dalin vemjet, të cilat në kërkim të ushqimit fillojn të bëjnë dëme të mëdha.

„Shoqëria publike “Srbija shume”, si përdoruese e pyjeve shoqërore, është e obliguar që në pyjet në të cilat është përgjegjëse të bëj eliminimin e shumëkëmbëshve deri në fund marsit. Për masat e caktuara në çdo 15 ditë, do të lajmrojm inspektorin pyjor republikan i cili del në terren dhe do të merr pjesë në shuarjen e shumëkëmbëshave dhe pas kësaj do të përpiloj procesverbal. Kur bëhet fjalë për pyjet private, pronarët e pyjeve janë të obliguar që vet të bëjnë eliminimin e shumëkëmbëshave në përputhshmëri me udhëzimet e punëtorëve profesional të JP „Srbijashuma“ , deklaroi Millenkoviq.

Ajo apelon „të gjithë pronarët e pyjeve të kyçen në pastrimin e gubarevih legala në pyjet e veta, sepse vetëm me angazhim të përbashkët mund të ndalojmë, konkretisht mund të zvoglojm dëmet të cilat i shkaktojnë gubaret“.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака