Në Bosilegrad, në fund të qershorit është mbajtur punëtoria e katërt me radhë për pjesëtarët/pjesëtaret e këshillave kombëtar të pakicave, punëtori e dedikuar diskriminimit dhe rolit të zyrës së Mbrojtësit për Mbrojtjen e Barazisë dhe Këshillit të Pakicave Kombëtare në luftën kundër diskriminimit.
Në Bosilegrad, në fund të qershorit është mbajtur punëtoria e katërt me radhë për pjesëtarët/pjesëtaret e këshillave kombëtar të pakicave, punëtori e dedikuar diskriminimit dhe rolit të zyrës së Mbrojtësit për Mbrojtjen e Barazisë dhe Këshillit të Pakicave Kombëtare në luftën kundër diskriminimit. Në punëtorinë të cilën e kanë mbajtur Dushan Poshukevski nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Beograd dhe Danijella Stoimenov nga Zyra e Mbrojtësit për Mbrojtjen e Barazisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e këshillave nacional shqiptar, bullgar, rom dhe boshnjak.
Qëllimi kryesor i projektit “Le të bëhet barazia realitet“, të cilën e ka realizuar Mbrojtësi për Mbrojtjen e Barazisë në bashkëpunim me Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, është kontribut në forcimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave në Serbi, ndërsa qëllimi specifik është avansimi i procesit pranë mbrojtësit si mekanizëm për mbrojtjen nga diskriminimi i grupeve të pakicave.
Pas përfundimit të projektit, mbrojtësi do të ndaj çertifikata për të gjithë pjësëmarrësit të cilët kanë ndjekur trajnimet dhe kanë realizuar fushatat lokale në lidhje me ngritjes së vetëdijes së bashkësisë mbi problemet e diskriminimit të grupeve të pakicave.
Burim: Inciativa e Qytetarëve dhe Trupi Koordinues