TRAJNIM PËR PËRFAQËSUESIT E PAKICAVE RRETH MBROJTJES NGA DISKRIMINIMI

  • In Lajme
  • 1. April 2015.
  • 9 Views
TRAJNIM PËR PËRFAQËSUESIT E PAKICAVE RRETH MBROJTJES NGA DISKRIMINIMI

Beograd- Në Shtëpinë e drejtave të njeriut dhe demokracisë  më herët është mbajtur i pari trajnim në vazhdën e trajnimëve rreth diskriminimit dhe mekanizmave mbrojtës nga diskriminimi ndaj pakicave nacionale, me qëllim që diskriminimin ta vërejnë dhe mekanizmat  e ofruara ti shfrytëzojnë në  kundër saj.

Beograd- Në Shtëpinë e drejtave të njeriut dhe demokracisë  më herët është mbajtur i pari trajnim në vazhdën e trajnimëve rreth diskriminimit dhe mekanizmave mbrojtës nga diskriminimi ndaj pakicave nacionale, me qëllim që diskriminimin ta vërejnë dhe mekanizmat  e ofruara ti shfrytëzojnë në  kundër saj.

 “ Qëllimi është që të punojmë me përfaqësuesit e këshillave nacionale të pakicave dhe ti aftësojmë ashtu që të shfrytëzojnë atë që ligji ua mundëson” tha Dragan Popoviq nga Shtëpia e drejtave të njeriut. Sic theksoi, e domosdoshme është që përfaqësuesit e këshillave nacionale të pakicavetë aftësohen se si ti paraqesin ankes te Komisioneri për barazi gjinore, gjegjësisht si ti shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat të cilat i kanë në dispozicion.

Sipas fjalëve të tij, është vërejtur që në masë të duhur nuk është zhvilluar vetëdija rreth diskriminimit dhe mekanizmave mbrojtës nga ai. Popoviq tha se shumë pak nga ata dine se cfarë kanë në dispozicion dhe si mekanizmi egzistues shfrytëzohet.

“ Nuk kemi njohuri të mjaftueshme as në kuadër të shërbimëve profesionale të këshillave nacionale të pakicave, ashtu që kemi vendosur të punojmë pikërisht me ata ashtu që ti tregojmë se si është e mundur që ti paraqesim kërkesë komisionerit, që të mbrohet ndonjë e drejtë konkrete, gjegjësisht njerëzit që janë pre e diskriminimit”,. tha Popoviqi duke shtuar se punëtorit do të sjellin rezultate te prekshme dhe të matshme.

Ai shtoi se tradicionalisht më të diskriminuar janë Romët, Ashkalijët dhe Egiptjanët. Duke theksuar se kjo nuk është asgjë e re, Popoviq tha se për pos tyre duhet që ti kemi parasysh se edhe përfaqësuesit tjerë të pakicave nacionale me kohë mundë të vijnë në pozicionin e njëjtë, të jenë të rrezikuar. Sic tha, atëher bëhet fjalë për Shqiptarët, Boshnjakët dhe ndonjëher Vllasët.

 “Pakicat nacionale në Vojvodinë janë mjaftë të mbrojtura dhe është shkalla më e lartë e  të drejtave të tyre, kjo për atë  është edhe një detyrë dhe të bashkohet mbrojtja e pakicave  të ndryshme nacionale”, tha Popoviq.

Ai shtoi se në kuadër të projektit do të organizohen pesë trajnime në të cilët do të marin pjesë 20 këshilla nacionale.

 “Qëllimi ynë është që punëtorinë ta kalojnë 100 njerëz të cilët punojnë në këshillat nacionale ashtu që të jenë të aftësuar që me komisionerin të luftojnë kundër diskriminimit” tha Popoviq

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Barazia le të mbetet realitet” të cilin e realizon Komisioneri për barazi gjinore dhe Shtëpia e drejtave të njeriut dhe demokraci, është kontribut i forcimit të drejtave të njerit dhe pakicave në Sërbi, deri sa qëllimi specifik është përparimi i procesit para komisionerit(të besueshmit) si mekanizëm për mbrojtje nga diskriminimi i grupeve të pakicave.

Pas përfundimit të projektit, komisioneri (i besueshmi) do të shpërndajë cerifikata të pranishmëve të cilët e kanë kaluar trajnimin dhe kanë realizuar kampanjë lokale në lidhje me ngritjen e vetëdijës së bashkësisë rreth problemeve diskriminuese të pakicave.

Burimi: Tanjug, Inicijativa qytetare dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака