Fondacioni i Rinisë Evropiane (EYF) ka shpallur thirrje të veçantë për organizatat lokale rinore ose kombëtare që kërkojnë fonde për aktivitete që plotësojnë nevojat lokale të krizës COVID – 19.
Fondacioni i Rinisë Evropiane (EYF) ka shpallur thirrje të veçantë për organizatat lokale rinore ose kombëtare që kërkojnë fonde për aktivitete që plotësojnë nevojat lokale të krizës COVID – 19.
Prioritet do t'u jepet veprimtarive pilot që synojnë të demonstrojnë solidaritet dhe mbështetjes për të gjithë personat e prekur nga kriza COVID-19, siç janë:
• Mbështetje për grupe veçanërisht të cenueshme të njerëzve, përfshirë të pastrehët, refugjatët dhe azilkërkuesit, personat me aftësi të kufizuara, njerëzit që jetojnë në izolim ose në komunitete të largëta;
• Mbështetje për shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore;
• Edukimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave të njeriut për t'iu përgjigjur krizës COVID-19.
Shuma maksimale e fondeve të akorduar nga Fondacioni i Rinisë Evropiane për veprimtarit pilot është 10 000 EUR.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projektit është 10 maji 2020, por aplikimet mund të dorëzohen gjatë gjithë vitit 2020.
Për informacion se si të aplikoni, ju lutemi vizitoni https://www.coe.int/en/web/european-youth-foundation/registration
Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupi Koordinues