THIRRJA PUBLIKE PËR ZHVILLIMIN E SHËRBIMEVE TË MBROJTJES SOCIALE ZGJATET DERI ME 22.MAJ

  • In Lajme
  • 6. May 2020.
  • 14 Views
THIRRJA PUBLIKE PËR ZHVILLIMIN E SHËRBIMEVE TË MBROJTJES SOCIALE ZGJATET DERI ME 22.MAJ

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme  te vendosur  në territorin e Republikës së Serbisë për shkak të epidemisë së virusit COVID-19, si dhe për reagimet e marra nga vetëqeverisjet lokale, programi Swiss PRO zgjat afatin e thirrjes publike për zbatimin…

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme  te vendosur  në territorin e Republikës së Serbisë për shkak të epidemisë së virusit COVID-19, si dhe për reagimet e marra nga vetëqeverisjet lokale, programi Swiss PRO zgjat afatin e thirrjes publike për zbatimin dhe zhvillimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale. Afati i ri për dorëzimin e projekt propozimeve është 22 maj 2020.

Thirrja publike nën moton "Bashkoni forcat, ofroni mbështetje", synon të rrisë disponueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të mbrojtjes sociale për të paktën 500 përfitues nga grupe të cenueshme sociale. 96 qytete dhe komuna nga rajoni i Shumadisë dhe i Serbisë Perëndimore dhe rajonet e Serbisë Jugore dhe Lindore.kanë të

Përmes kësaj thirrje Qeveria Zvicerane do të mbështesë deri në 20 vetëqeverisje lokale me gjithsej 242.000 euro në krijimin e një sistemi efektiv dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale në nivelin lokal. Vetëqeverisjet lokale do të mbështeten me deri në 12.100 euro për një projekt që synon krijimin e një shërbimi të ri të standardizuar të mbrojtjes sociale, zgjerimin e shërbimeve ekzistuese të mbrojtjes sociale për të përfshirë më shumë përdorues ose pilotimin e shërbimit inovativ të mbrojtjes sociale.

Të gjitha informacionet në lidhje me thirrjen dhe mënyrën e aplikimit, si dhe dokumentacionin e aplikimit dhe dokumentin me përgjigjet për të gjitha pyetjet e marra në lidhje me thirrjen publike, janë në dispozicion në https://www.swisspro.org.rs/ktext/javni-poziv-za-podrsku-jedinicima-lokalne-samouprave-za-sprovodjenje-i-razvoj-usluga-socijalne-zastite

Nëse keni humbur sesionin Informues të organizuara nga programi Swiss PRO në këtë thirrje publike, mund të shikoni në https://www.youtube.com/watch?v=nVCTwSfnS70

Broshura e informacionit të projektit është në dispozicion në  https://www.swisspro.org.rs/uploads/files/220-369-snage-udruzi-podrsku-pruzi.pdf

Burimi: Swiss PRO dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака