Bujanoc – Beograd – Një tender do të shpallet këtë javë për largimin e qenve endacakë nga rrugët e Bujanocit, u tha në komunën e Bujanocit.
Bujanoc – Beograd – Një tender do të shpallet këtë javë për largimin e qenve endacakë nga rrugët e Bujanocit, u tha në komunën e Bujanocit.
Sali Salihi, shefi i zyrës së kryetarit të komunës, njoftoi shpalljen e tenderit, pas ankesave të Stacionit veterinar në Bujanoc, për shkak të një tufë qensh endacakë në rrugët e Bujanocit.
Komuna do të fillojë procedurën e prokurimit publik pas pak më shumë se dy muajsh nga skadimi i kontratës me Stacionin veterinar.
Kontrata e fundit, me vlerë 2 milion dinarë, u nënshkrua në prill të 2019 dhe parashikonte kapjen dhe strehimin e 250 qenve.
Çmimi për qen ishte 8,160 dinarë.
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues