Beograd – Të rinjët nga Vranja, Bujanoci dhe Presheva kanë inçizuar spotin për këngën “Take My Hand”, në kuadër të projektit “Të drejtat e pakicave obligim i shumicës”, ka bërë të ditur dje produksioni muzikor “Digimedia PR”.

Projekti i përbashkët i shoqërisë “Generator” dhe “Vranjske Novine” është realizuar në territorin e Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës, në periudhë prej një viti, nën mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë në Sërbi, ndërsa në këtë projekt kanë marrë pjesë pesë shkolla të mesme.
Qëllimi i prjektit ka qenë promovimi i tolerancës ndaj grupeve të pakicave të ndryshme, duke i inkurajuar të rinjët për veprim aktiv në bashkësinë lokale. Janë zgjedhur gjashtë grupe të pakicave, të cilat sipas mendimit të organizatorit të projektit janë më të diskriminuarat në Jugun e Sërbisë: Shqiptarët, Romët, gratë, të zhvendosurit dhe refugjatët, LGBT dhe personat me aftësi të kufizuar.
Vokali kryesor ishte Nikolija Zdravkoviq, Stefan Milanoviq i ka rënë bas gitarës, Miodrag Dimitrijeviq gitarës, Nemanja Trajkoviq sintit, ndërsa Nemanja Milanoviq i ka rënë tupanave.
Kanë marrë pjesë edhe përfaqëuses nga Zyrja për të rinj nga Presheva dhe “Generatori”
Burimi: Tanjug