Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, zhvilloi sot një takim me Črtomir Peter Fischinger, shef i Departamentit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, në të cilin u diskutua për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe hapat konkretë të orientuar drejt zhvillimit të kësaj zone.
Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës aktuale në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe sfidave dhe potencialeve për zhvillimin e tyre më të shpejtë socio-ekonomik. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale, forcimin e partneritetit me aktorët ndërkombëtarë dhe realizimin më efikas të iniciativave zhvillimore.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se dialogu, stabiliteti dhe përfshirja janë parakushte kyçe për përparim afatgjatë, si dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës, mundësive ekonomike dhe cilësisë së përgjithshme të jetës së qytetarëve në këto komuna.
Në takim morën pjesë edhe Jelena Čolić, ushtruese detyre e zëvendësdrejtores së Shërbimit të Trupit Koordinues, dhe Gordana Arackić, këshilltare politike në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues















