Beograd – Shteti i Lirë i Bavarisë ndan bursa për vitin shkollor 2019/2020. Aplikimet janë të hapura për studentët nga Serbia, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia dhe Ukraina.

Bursat kanë për qëllim financimin e studentëve të studimeve master, studimeve të doktoratës dhe specializimit njëvjeçar.
Një bursë njëvjeçare në përgjithësi mund të zgjatet për dy deri në tre vjet. Qëllimi i programit vjetor të bursave është bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik midis Bavarisë dhe Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Afati i fundit për paraqitje është 1 dhjetor 2018.
Për më shumë informacione mund t’i gjeni në këtë link:
https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english/scholarships/study-in-bavaria/index.html
Burimi: Qendra Akademike Bavareze për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe TrupiKoordinues