Bujanoci- Vetqeverisja e Bujanocit këtë vit do ta stimuloj zhvillimin e bujqësisë me 10 milion dinarë. Shumica e resurseve nga buxheti bujqësorë është menduar ti ndahet zhvillimit të blegtorisë, Kryesisht mbarshtimit të kafshëve , e cila do të mbështetet me pesë million dinarë.
Bujanoci– Vetqeverisja e Bujanocit këtë vit do ta stimuloj zhvillimin e bujqësisë me 10 milion dinarë. Shumica e resurseve nga buxheti bujqësorë është menduar ti ndahet zhvillimit të blegtorisë, Kryesisht mbarshtimit të kafshëve , e cila do të mbështetet me pesë million dinarë. Në zonën e Bujanocit fond i kafshëve të vogla ra në më pak se dy mi kokë. Fermerët e regjistruar këtë vitë do të marrin një premisë për kokë të kafshës me qëllim të rritjes së kopeve të tyre, parimisht rritjes së bagëtive të tyre , rritjes së prodhimit të mishit, qumshtit dhe produkteve qumështore.
Deri vonë , i gjith rrethi i Pcinjës ishte i njohur si regjion i duahnit, vetëm në zonën e Bujanocit deri diku edhe të Preshevës mund të shihen fushat e duhanit , mirëpo kjo nuk mund të krahasohet me gjendjen e mëparshme. në regjionin e Bujanocit në sezonë mund të mblidheshin mijëra ton duhan , ndërsa sot vetëm 200 ton. At duhan e kan prodhuar 20 fermerë , ndërsa sot e punojnë 200 familje.
Vitëve të fundit vetqeverisja e Bujanocit me premisat e veta po mundohet ta mbaj mbjelljen e duhanit. Në vitin 2012premisaqt do të jenë tre million dinarë. Rritësit e duhanit do ti marrin pas shitjes, mvarsisht nga sasia e shitur.
Për zgjerimin e prodhimit të perimeve në Bujanoc, komuna ka paraparë të ndaj rreth gjys milioni dinarë. Edhe pemë rritësit mund të llogarisin në ndihmë mirëpo vetem ata perimishtet e të cilëve jan mbi 30 ari. Parashikohet që gati gjysma e fermerëve aktiv të Bujanocit të marrin premise nga komuna këtë vit .
Për programin e fekondimit artificial të bagëtive , të cilin për disa vite e zbaton qendra veterinere në Bujanoc, në vitin 2012 do ti duhen diku afër 4 milion dinarë. Ndihma pritet nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës Srbisë për komunënat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Bujanoci është ndër pesëdhjet komunat e Serbisë me kushtë të vështira bujqësore.
Bujanoci ka tre mijë fermerë të regjistruar , mirëpo vetëmpak më shumë se gjysa janë aktiv në aktivitetet bujqësore.