Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha se është arritur marrëveshja që liderët politikë shqiptarë nga këto tri komuna, më 15 korrik të takohehen me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq…
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha se është arritur marrëveshja që liderët politikë shqiptarë nga këto tri komuna, më 15 korrik të takohehen me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, dhe të bisedojnë për implementimin e një platforme prej shtatë pikësh, në të cilën janë të paraqitura kërkesat e tyre.
Propozimet për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, liderët politikë shqiptarë i kanë përmbledhur në platformë me tetë pika, e cila është miratuar më 25 shkurt të këtij viti në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në zyrën e OSBE-së në Bujanoc, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Trupit Koordinues.
Qeveria e Serbisë e ka miratuar këtë platformë më 4 qershor, e cila tash i ka shtatë pika, pasi njëra është shpërndarë në pikat e tjera.
Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, pas takimit me të gjithë liderët politikë nga tri komunat në Bujanoc, tha se është definuar mënyra se si do të realizohen bisedimet e liderëve shqiptarë me Qeverinë e Serbis.
''Pres qe kryeministri dhe ministri te pranojnë liderët shqipëtarë deri më 15 korrik,dhe pas kësaj do të kemi verë pune që do të përgadisim zgjidhje dhe të gjitha ato që do të duhen të realizohen nëpërmjet kësaj bisede që do të kontribojë stabilizimin e plotë në këtë rajon '',tha Stankoviqi.
Stankoviq theksoi se nga shtatori duhet te fillojnë bisedimet për temat që janë grumbulluar në shtatë tërsi,ndërkaq marrëveshjet qe do të nënshkruhen do të realizohen përmes vendimit të qeverisë dhe ato si zgjidhje afatshkurtë që janë të mundshme në gjashtë muajt e ardhshëm,kurse afatmesmet deri në një vit, ndërkaq afatgjatat do të realizohen për dy e më shumë vite.
Cçështja e regjistrimit në listat zgjedhore, është njëra ndër ështjet që duhet të zgidhen në afatshkurtër në afat prej gjashtë muajve.Gjithçka që liderët shqiptarë që kanë parashtruar si tema më 25 shkurt,qeveria ka pranuar si temë për zgjidhje ,ka deklruar Stankoviq.Ai ka potencuar se duhet definuar, se kur bisedimet do të zhvillohen dhe kush do të merr pjesë përkrah përfaqë suesve të qeverisë dhe shqiptarëve që do të prezentojnë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se në mbledhjen e parë me kryeministrin Daçiq, me gjasë, do të jenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve nga komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës.
Pas kësaj, ne duhet ne mes veti të merremi vesh dhe të caktojmë ndonjë njeri që do të jetë në cilësinë e koordinatorit.Gjatë resorëve të ndryshëm janë ngarkuar 13 ministra, e që pika për diskutim do të vendos pala shqiptare dhe nga minsistrat e caktuar që është i gatshëm të fillon bisedimet ,ka theksuar Arifi. Ai ka potencuar se pë rkrahjen për bisedimet ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë nga Presheva,Bujanoca dhe Medvegja me qeverinë serbe për zgjidhjen e çështjeve jetike në kë të rajon më 10 qershor kanë dhënë përkrahje edhe grupi i ambasadorëve e Jugut të Serbisë".
Në mbledhjen me Kryetarin e Trupit koordinues në hapsirat e OSBE-së në Bujanoc kanë marrë pjesë deputeti Riza Halimi, i cili është dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik,Shaip Kamberi kryetar i degës së partisë në Bujanoc, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik Jonuz Musliu, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili është edhe lider i Partisë Demokratike të Shqiptarëve Skender Destani, lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës dhe Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Temat e takimit janë në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri, si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon.