STANKOVIQ KA VIZITUAR FSHATRAT E PËRMBYTURA NË KOMUNËN E BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 13. January 2021.
  • 11 Views
STANKOVIQ KA VIZITUAR FSHATRAT E PËRMBYTURA NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka vizituar fshatrat e përmbytura në komunën e Bujanocit dhe ka biseduar me banorët. Ai me përfaqësuesit e komunës së Bujanocit dhe deputetin popullor Nenad Mitroviq ka vizituar Novo Naselen, Banjën e Bujanocit, Levosojën, Lluçanin dhe Konçulin. 

"Përmbytja shkaktoi dëme të mëdha. Ajo që është e mirë në këtë pikë është se uji ka filluar të tërhiqet. Unë fola me përfaqësuesit e komunës menjëherë pas mbërritjes në Bujanoc dhe thashë se duhet të përcaktohet urgjentisht nëse ka nevojë për ata që janë të rrezikuar për strehim urgjent, dhe pastaj të organizohet ndihma humanitare në ushqim dhe ilaçe. Përfaqësuesit e komunës më thanë se dëmi është duke u raportuar nga sot dhe se do të zgjasë për muajin e ardhshëm, kur do të kemi një pamje të plotë dhe informacion të saktë se sa dëm u është shkaktuar amviserive. Marrëveshja është që pas përcaktimit të dëmit total të përpilohet një plan i ndihmës. Trupi koordinues do të ndihmojë komunën e Bujanocit, "theksoi Stankoviç.

Kryetari i Trupit Koordinues gjatë ditës së nesërme do të vizitoj edhe komunën e Medvegjës.

Burimi: Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака