SOT FILLON REGJISTRIMI I FILLORISTËVE, CAKTIM ONLAJN

  • In Lajme
  • 1. April 2021.
  • 18 Views
SOT FILLON REGJISTRIMI I FILLORISTËVE, CAKTIM ONLAJN

Bujanoc – Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore për vitin shkollor 2021/2022 fillon sot, njoftoi Ministria e arsimit e Serbisë.

Bujanoc – Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore për vitin shkollor 2021/2022 fillon sot, njoftoi Ministria e arsimit e Serbisë.

Prindërit ose kujdestarët mund të caktojnë në mënyrë elektronike takimin për regjistrimin dhe testimin e  fëmijeve në klasën e parë duke inicuar procedurën e-Përcaktimi në portalin e-Administrata i cili është i disponueshëm nga 22 marsi.

– Në këtë mënyrë, ne u kemi kursyer prindërve kohë dhe para dhe u kemi siguruar atyre mbështetjen e nevojshme në këtë moment të rëndësishëm – tha ministri i arsimit, Branko Ruzhiq.

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në shkollë merren në mënyrë elektronike: çertifikata e lindjes, çertifikata e vijimit të programit përgatitor parashkollor dhe çertifikata dhe vërtetimi i kontrolit mjekësor, dmth çertifikata mjekësore.

Nëse kontrolimi është kryer nga një mjek privat, është e nevojshme që prindi ta sjellë atë vërtetim në shkollë.

Regjistrimi i nxënësëve zgjat deri më 31 maj, dhe shkollat ​​mund t'i regjistrojnë ata edhe pas kësaj date.

Për regjistrim në klasën e parë të vitit shkollor 2021/2021 janë 66.864 fëmijë.

Informata rreth regjistrimit mundë të miren për mes kontakt- qendrës së ministries së arsimit (011/73-505-57 nga 8.00 deri më 15.00 ).

 Burimi : Bujanovacke

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака