SHTETI I NDIHMON TË PUNËSUARVE RRETH TRAJNIMIT TË PUNËTORËVE

  • In Lajme
  • 13. February 2018.
  • 16 Views
SHTETI I NDIHMON TË PUNËSUARVE RRETH TRAJNIMIT TË PUNËTORËVE

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane ka parashtruar kërkesë Komisionit për Kontrollimin e Ndihmës Shtetërore që të miratohen mjetet shtetërore për subvensionimin e punëdhënësve privat…

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane ka parashtruar kërkesë Komisionit për Kontrollimin e Ndihmës Shtetërore që të miratohen mjetet shtetërore për subvensionimin e punëdhënësve privat, me të cilat punëtorët do të përfshihen në arritjen e diturive dhe njohurive shtesë, ndërsa gjithë kjo është për qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe sigurimit të vendeve egzistuese të punës, si edhe sigurimin e kuadrove të cilat punëdhënsve iu janë të nevojshme dhe të cilat Serbia nuk i ka. 

Në bazë të Ligjit mbi Punësimin dhe Sigurimin në Rastin e Papunësisë, Ministria miratoi Rregulloren për kriteret dhe kushtet më të ngushta për përfshirjen e punonjësit në trajnime për nevojat e punëdhënësit për të fituar njohuri dhe aftësi shtesë, sipas të cilave këtë vit duhen 396.000.000 dinarë dhe vlerësimet subvencionet do të jepen ndërmjet 11 dhe 50 punëdhënësve.
 
Paratë nga shteti për realizimin e trajnimit përcaktohen nga shfrytëzuesi afarist, deri në 25 për qind të kostove të pranueshme për avansim të posaçëm dhe deri në 60 për qind të shpenzimeve të justifikuara për avansim të përgjithshëm. Paratë ndahen për qëllimin e përfshirjes së punonjësve në trajnime për nevojat e punëdhënësit, për të fituar njohuri dhe aftësi shtesë për të avansuar kompetencat, për të fituar njohuri, aftësi dhe shkathtësi të munguara që nuk janë të transferueshme ose që janë kryesisht të transferueshme tek subjektet e tjera ekonomike ose veprimtaritë afariste.
 
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 
 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака