Ministria e Integrimit Evropian, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Projekti për Dukshmërinë dhe Komunikimin i mbështetjes së BE-së në Serbi organizojnë trajnime për gazetarët dhe profesionistët e mediave…
Ministria e Integrimit Evropian, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Projekti për Dukshmërinë dhe Komunikimin i mbështetjes së BE-së në Serbi organizojnë trajnime për gazetarët dhe profesionistët e mediave "BE për ju – në programin IPA, ndihmën e BE për Serbinë dhe si të merrni një projekt të suksesshëm mediatik".
Qëllimi i trajnimit, i cili do të organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Serbisë, është të sjellë për profesionistët e mediave faktet më të rëndësishme për programin IPA dhe dukshmërinë e ndihmës së BE-së në vend.
Të trajnuarit do të marrin udhëzime për të shkruar projekte të suksesshme mediatike sipas standardeve të BE-së.
Aplikimi për pjesëmarrje në trajnim duhet të dërgohet me e-mail deri të enjten, më 31 tetor në
pc@uns.org.rs, me CV të shkurtër profesionale dhe informacione të kontaktit.
Trajnimi do të mbahet në Qendrën e Shtypit të UNS, Knez Mihailova nr. 6 / III, Beograd.
Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit jashtë Beogradit do t`i paguhen shpenzimet e udhëtimit (biletat e autobusëve dhe trenave).
Informacione më të hollësishme mbi trajnimet mund të gjenden në
Burimi: Dijalog.net dhe Trupi Koordinues