23.06.2026.

SHËRBIMI I TRUPIT KOORDINUES NËNSHKROI MARRËVESHJE ME SHOQATAT E QYTETARËVE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE ME INTERES PUBLIKАНА ЗА РЕАЛИЗАЦИЈУ ПРОЈЕКАТА ОД ЈАВНОГ ИНТЕРЕСА

  • In Lajme
  • 22. June 2026.
  • 4 Views
SHËRBIMI I TRUPIT KOORDINUES NËNSHKROI MARRËVESHJE ME SHOQATAT E QYTETARËVE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE ME INTERES PUBLIKАНА ЗА РЕАЛИЗАЦИЈУ ПРОЈЕКАТА ОД ЈАВНОГ ИНТЕРЕСА

Në ambientet e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në Bujanoc, sot u organizua ceremonia solemne e ndarjes së kontratave për shoqatat e qytetarëve që fituan të drejtën për mjete financiare në kuadër të Thirrjes Publike për ndarjen e mjeteve për nxitjen e programeve ose pjesës së munguar të mjeteve për financimin e programeve me interes publik, të cilat realizohen nga shoqatat me qëllim ofrimin e ndihmës për popullsinë në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë vitit 2026.

Kontratat për përfaqësuesit e shoqatave i dorëzoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq.

 

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nenad Mitroviq theksoi se Shërbimi i Trupit Koordinues e njeh rëndësinë e shoqatave të qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Mbështetja për shoqatat e qytetarëve është investim në njerëz, dije dhe bashkëpunim. Jam i bindur se projektet që kemi mbështetur do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndëretnik, zhvillimin e jetës kulturore dhe krijimin e mundësive të reja për arsimim dhe lidhjen e qytetarëve. Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha Mitroviq.

 

Pas përfundimit të thirrjes publike, gjithsej 11 shoqata të qytetarëve fituan të drejtën për financim: katër shoqata nga Bujanoci, katër nga Presheva, dy nga Vranja dhe një nga Medvegja.

Mjetet janë ndarë për realizimin e projekteve që kontribuojnë në forcimin e interkulturalitetit dhe dialogut ndërkulturor, përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore, veçanërisht për grupet e ndjeshme të popullsisë, si dhe për programe të arsimit joformal që nxisin mësimin e gjuhës amtare dhe të lëndës gjuha serbe si gjuhë joamtare.

Edhe me këtë konkurs, Shërbimi i Trupit Koordinues konfirmon përkushtimin e tij për mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e mjediseve multietnike, forcimin e besimit të ndërsjellë, ruajtjen e diversitetit kulturor dhe përmirësimin e mundësive arsimore për të gjithë qytetarët në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Zbatimi i projekteve të mbështetura do të kontribuojë në krijimin e kushteve më cilësore të jetesës për popullsinë, përfshirjen më të madhe të grupeve të ndjeshme shoqërore dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

 

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit