SHEFI I DELEGACIONIT TË UE-SË NË SERBI NË VIZITË TË PARË NË JUGUN E SERBISË

  • In Lajme
  • 4. December 2017.
  • 17 Views
SHEFI I DELEGACIONIT TË UE-SË NË SERBI NË VIZITË TË PARË NË JUGUN E SERBISË

Bujanoc – Në kuadër të vizitës së parë në jugun e Serbisë, ambasadori Sem Fabrici, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, do të vizitoj projektet në Bujanoc dhe Vrajë të cilat i ka finansuar Unioni Europian, është kumtuar nga programi i Progresit Europian.

Ambasadori Fabrici në Bujanoc do të takohet me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, si edhe me Shaip Kamberin, kryetarin e komunës së Bujanocit.

Shefi i Delegacionit të UE-së do të marrë pjesë edhe në punën e Këshillit të Palëve të Interesuara për projektin e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Ndërtimin e këtij objekti e financon UE-ja, në partneritet me Qeverinë e Zvicrrës, përmes programit zhvillimor të Progresit Europian, me më shumë se 800.000 euro, ndërsa Qeveria e Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Trupit Koordinues dhe komunës së Bujanocit ka marrë pjesë me 208.000 euro. Me këtë rast ambasadori Fabrici do të takohet edhe me dekanin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Aleksandar Grubor.

Në Vrajë shefi i Delegacionit të UE-së do të vizitoj punimet në përfundimin e Bllokut Kirurgjik pranë spitalit në Vrajë, për të cilat UE-ja ka ndarë 2,8 milionë euro.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака