SHANSI I RI PËR USHTARËT PROFESIONAL

  • In Lajme
  • 28. August 2017.
  • 14 Views
SHANSI I RI PËR USHTARËT PROFESIONAL

Vrajë, Bujanoc – Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë kanë shpallur ftesën e re publike për pranim në shërbimin profesional në kazermën e Vrajës dhe Bujanocit, si edhe në bazën “Jug”.

Vrajë, Bujanoc – Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë kanë shpallur ftesën e re publike për pranim në shërbimin profesional në kazermën e Vrajës dhe Bujanocit, si edhe në bazën “Jug”.

“Kandidatët potencial janë të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë të cilët kanë mbaruar ushtrinë me armë dhe të moshës më të re se 30 vjeç. Kjo do të jetë mundësia për punësim dhe gjeneratat e reja të djelmoshave dhe vajzave në shërbimin vullnetar gjashtëmujor ushtarak”, thuhet në këtë ftesë.

Selektimi i kandidatëve realizohet në tri pjesë, secila në kohëzgjatje prej një dite. Në pjesën e parë, kandidatët i nënshtrohen kontrollimit të përgjithshëm mjekësor dhe aftësisë fizike. Në pjesën e dytë të selektimi, kandidatët i nënshtrohen vlerësimit psikofizik, ndërsa në pjesën e tretë vlerësimit medicinalo-shëndetësor.

Me kandidatët më të mirë do të nënshkruhen kontratat mbi pune për kohë të caktuar dhe do të pranohen në njësitë e Ushtrisë së Serbisë në periudhën prej gjashtë muajve, përmes mundësisë së vazhdimit të kontratët së punës në periudhën prej tri vjetëve dhe rinovimin e kontratës deri në moshën 40 vjeçare.

Burimi: Ministria e Mbrojtjes, OK Radio dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака