SËSHPEJTI QENDËR PËR PRANIM EDHE NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 5. October 2015.
  • 17 Views
SËSHPEJTI QENDËR PËR PRANIM EDHE NË BUJANOC

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe çështje Veterane dhe Sociale, Alleksandar Vulin, deklaroi se për disa ditë do të hapet qendër e përkohshme për pranim në Bujanoc dhe se është duke u punuar për rritjen e kapaciteteve të qendrës egzistuese në Preshevë.

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe çështje Veterane dhe Sociale, Alleksandar Vulin, deklaroi se për disa ditë do të hapet qendër e përkohshme për pranim në Bujanoc dhe se është duke u punuar për rritjen e kapaciteteve të qendrës egzistuese në Preshevë.

„Në Bujanoc emigrantët do të regjistrohen, do të kontrollohen dhe do t`i ofrohet ndihmë, ndërsa në Preshevë kapaciteti i qendrës së pranimit do të rritet në mënyrë të konsiderueshme“, ka thënë Vulin gjatë vizitës së qendrës për pranim në Preshevë. Vulin thotë se Serbia shumë shpejt reagon, por se ka edhe nga ata që me qëllim thonë se Serbia do të duhej të reagoj edhe më shpejtë. Ai tha se duhet që të kuptohet se kjo nuk është akomodim i përhershëm dhe se në të ardhmen nuk do të jetë.

„Qendra për pranim është vendi ku regjistrohen njerëzit, marrin ushqim dhe ilaçet dhe pas kësaj i mundësohet që të vazhdojnë më tej“, theksoi Vulin. Ministri ka thënë se Serbia ka mund sillet edhe ndryshe dhe që të mirren mekanizmat e vendeve të tjera, përkatësisht që t’i lejohet të kalojn ku do dhe siç dëshirojnë pa regjistrim, mirëpo Serbia atë nuk do të bëj dhe se do t’i rrespektoj si ligjet vendore po asthu edhe rregullat ndërkombëtare.

“Secili do të regjistrohet. Deri më tani janë regjistruar 168.272. Në këtë shifër duhet të shtohet edhe e sotit prej 1.860, si dhe rreth 1.500 apo 1.600, sa dhe do të regjistrohen deri në fund të ditës dhe sa janë tani në qendrën për pranim në Preshevë”, tha Vulin.

Ministri Vulin gjithashtu ka deklaruar se në Preshevë kundër atyrëve të cilët keqpërdorin pozitën e emigrantëve janë ngritur 700 vepra penale, në të cilat janë përfshirë më shumë se 1000 persona dhe se janë konfiskuar më shumë se 450 automjete të ndryshme.

Vulini ka sqaruar se është fjala për format e ndryshme të thyerjes së ligjit, duke filluar prej kontrabandimit të njerëzve deri tek shfrytëzimi i tyre. Automjetet e konfiskuara janë përdorur në kontrabandimin e emigrantëve.

“Asnjë vend në rajon nuk i ofrohet këtij numrit të procedurave penale dhe numrit të automjeteve të konfiskuara”, ka deklaruar Vulin dhe shtoi se asnjë vend nuk sillet në këtë mënyrë siç sillet Serbia.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака