SERBIA DHE MAQEDONIA SËBASHKU: STACION I PËRBASHKËT HEKURUDHOR KUFITAR

  • In Lajme
  • 5. October 2018.
  • 20 Views
SERBIA DHE MAQEDONIA SËBASHKU: STACION I PËRBASHKËT HEKURUDHOR KUFITAR

Preshevë – Serbia dhe Maqedonia do të ndërtojnë një stacion hekurudhor në kalimin kufitar Tabanovcë, ndërsa fillimi i punimeve është planifikuar për 2020.

Preshevë – Serbia dhe Maqedonia do të ndërtojnë një stacion hekurudhor në kalimin kufitar Tabanovcë, ndërsa fillimi i punimeve është planifikuar për 2020.

Në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, faza përfundimtare e zhvillimit të dokumentacionit tekniko-projektues të kalimit të përbashkët kufitar Preshevë-Tabanovcë është duke u financuar nga fondet e dhuruara të Maqedonisë nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

Maqedonia do të aplikojë për fonde për ekzekutimin e punimeve pas përfundimit të dokumentacionit, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nëpërmjet kredisë së EBRD.

Ministria thotë se një nga synimet strategjike në transportin hekurudhor ndërkombëtar është krijimi i një lidhjeje efikase hekurudhore me Maqedoninë dhe vazhdon me portin e Pireut, me qëllim që të zvogëlohet koha e transportit të mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë, dhe nga Evropa Qendrore në portin e Pireut.

Aktivitetet në këtë fushë zbatohen në bazë të Marrëveshjes ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë, e cila përshpejton procedurat kufitare me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të transportit dhe sigurisë. Sipas mediave maqedonase, vlera e projektit është 4.5 milionë euro dhe punimet duhet të përfundojnë në vitin 2024.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака