Në ciklin buxhetor për vitin 2015, i cili është viti i parë i zbatimit të detyrushëm të programit buxhetor në përputhje me Ligjin mbi sistemin buxhetor, Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (SKGO) ka përgaditur rekomandimet dhe modelet iniciale të dokumenteve…
Në ciklin buxhetor për vitin 2015, i cili është viti i parë i zbatimit të detyrushëm të programit buxhetor në përputhje me Ligjin mbi sistemin buxhetor, Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave (SKGO) ka përgaditur rekomandimet dhe modelet iniciale të dokumenteve për fazet e ndryshme të ciklit për përdoruesit buxhetor në nivelin lokal.
Në këtë mënyrë, si edhe përmes ekspertizës teknike, punëtoria dhe konsulltimet e shpeshta, SKGO qëndron që të ofroj mbështetje të gjithë qyteteve dhe komunave, si dhe në të njejtën kohë të vërtetoj drejtimet e përmirësimit të gjitha instrumenteve të mbështetjes në interesin e përmirësimit të kualitetit të procesit të buxhetimin programor.
Në këtë aspekt, është përgaditur edhe seti i dokumenteve të përshtatura të cilat do të bëjn lehtësimin e procesit të përgaditjes së buxheteve të vetqeverisjeve lokale për vitin 2016, të cilën të interesuarit mund ta marrin në këtë adresë: http://www.skgo.org/reports/details/1542
Gjithashtu, për arsye të informimit më kualitativ, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira dhe krijimit të përgjigjeve të përbashkëta në brengat e mundshme në pikëpamjen e përgaditjes së buxhetit, SKGO përmes përkrahjes së programit EU Ehchange 4, të cilin e finanson Unioni Europian, dhe projektit „Përkrahja institucionale e SKGO-së (Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave) – faza e dytë“, të cilin e finanson Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, organizon në ciklin buxhetor për vitin 2016 edhe rrethin e punëtorive/seminareve.
Punëtoria/seminari i cili do të mbahet në Vraj, më 27 tetor 2015, dedikohet për këto vetqeverisje lokale: Vrajë, Vlladiçin Han, Surdulicë, Bosilegrad, Tërgovishtë, Bujanoc, Preshevë, Leskoc, Bojnik, Leban, Medvegë, Vllasotincë, Cërna Travë dhe Vrajska Banjë.
Pjesëmarrjen mund ta paraqisni më së voni tri ditë para mbajtjes së mbledhjes dhe atë në këtë adresë danijela.pocuca@skgo.org. Numri i telefonit të SKGO-së 011/3223-446, lokali 125.
Qëllimi i këtij seminari në këtë vit është edhe promovimi i rëndësisë së bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë të përdoruesve indirekt dhe direkt në procesin e planifikimit dhe përgaditjes së buxhetit programor, si dhe intenzivitetit të përfshirjes së sektorëve të shërbimeve të ndryshme të administratave lokale në këto punë.
Burimi: Ueb faqja e SKGO dhe Trupi Koordinues