Leskoc – Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka qëndruar dje në Leskoc, ku ka hapur Zyrën për ekzektumin alternativ të sanskioneve me burg. I lutur që të komentoj njoftimin e kahershëm rreth ndërtimit të burgut në Medvegjë, ministri Selakoviq deklaroi:
“E mjerueshëm është ai vend në të cilën mendohet se me hapjen e burgjeve mund të ndihmoj në aspektin ekonomik. Medvegja ende është një zonë jo e sigurtë përshkak të vijës administrative mes Kosovës dhe Metohisë dhe zonës së sigurisë tokësore. Në këto zona nuk ndërtohen burgje. A e dini se sa njerëz kanë shkuar nga Medvegja në 20 vitet e fundit? Nuk besoj unë se burgu do t`i kthej ata në Medvegjë".

Hapja e burgut në Medvegjë është lajmëruar nga Qeveria e kaluar e Serbisë, ndërsa udhëheqësia lokale ka shprehur shpresën se kjo do të përmirësoj gjendjen e rëndë ekonomike të varfërisë dhe komunës multietnike.
“Strategjia jonë, si çdo kund në botën e zhvilluar është që sa më pak të hapen burgje dhe se burgjet të cilët egzistojnë të bëhen në nivel të njeriut denjë”, theksoi Selakoviq.
Selakoviq si shembull e përmendi burgun në Prokuple, i cili siç tha ai, është ndërtuar për 150 të burgosur dhe paraburgosur, ku në të tash ka rreth 60 të dënuar ose të paraburgosur.
Burimi: Jugpres, Jugmedia dhe Trupi Koordinues