Bujanoc- Këshilli komunal ka ndarë 2,1 milion dinar nga rezervat e buxhetit, për përpilimin e dokument projektit të tregut të kafshëve-projekt me vlerë 35 milion dinar i cili sipas parashikimëve të qeverisjes lokale duhej të financohej nga fondet e bankës Europiane.
Bujanoc– Këshilli komunal ka ndarë 2,1 milion dinar nga rezervat e buxhetit, për përpilimin e dokument projektit të tregut të kafshëve-projekt me vlerë 35 milion dinar i cili sipas parashikimëve të qeverisjes lokale duhej të financohej nga fondet e bankës Europiane.
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi, shtoi se komuna e Bujanocës ka hyrë në mesin e pesë qeverisjeve lokale në Sërbi projektet e të cilëve kanë kaluar fazën e pare të vlerësimit, që na jep arësye për optimizëm dhe rritë mundësin e përfitimit të mjetëve.Kamberi shtoi se sigurimi i projekt dokumentacionit praktikisht është kushti i fundit.
“Numër i madh i banorëve të komunës ton jetojnë nga blegtoria të cilët e frekuentojnë këtë treg, ndërsa për shkak të gjendjes jo të mire të kësaj hapësire ndodhë që inspekcioni i sanitarisë dhe veterinaries e mbyll tregun edhe për disa muaj. Me këtë projekt do ti plotësojmë të gjitha kushtet sanitare dhe do të përfitojmë një hapsirë të pajisur me mjete”, tha Kamberi në mbledhjen e Këshillit komunal.
Nga rezervat e buxhetit janë ndarë gjithësej 5,5 milion dinar, për pos dokumentit për tregun e kafshëve, me këto para për pos tjersh do të finansohet edhe përpilimi i dokument-projektëve për renovimin dhe sanimin e dy shkollave në fshatin Klenik dhe në Bujanoc.
Burimi: Jug pres dhe Trupi koordinues